E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parandalimi i protestave, Jahjaga ul në tryezë Thaçin e Kurtin

PRISHTINE - Presidentja kosovare Atifete Jahjaga mund të ulë nesër në një tryezë të përbashkët kryeministrin Thaçi dhe kreun e lëvizjes “Vetëvendosje”-s Albin Kurti.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat kosovare, të cilat i referohen burimeve të qeverisë. Në takim pritet të marrin pjesë edhe përfaqësues të tjerë të politikës kosovare.

Mësohet se fillimisht presidentja Jahjaga do të zhvillojë një takim me kreun e Kuvendit Jakup Krasniqi dhe me kryeministrin Thaçi dhe me pas pritet mbledhja e tryezës së përbashkët.

Takimi i përfolur i Jahjagës me Thaçin dhe Kurtin i paraprin protestës së 22 janarit të “Vetëvendosje”-s

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›