E Diel, 1 Nëntor 2026

Ulja e temperaturave rikthen virozat e stinës

Ulja e temperaturave gjatë ditëve të fundit ka bërë që në qytetin e Beratit të rikthehen virozët e stinës. Qytetarët kanë nisur të ankohen për prekjen nga viroza e gripit, ndërkohë që çdo ditë e më shumë po shtohen rastet e të prekurve që kërkojnë ndihmë mjekësore. Mjekët e familjes janë të parët që po përballen me këtë fluks në rritje të pacientëve që kërkojnë ndihmë mjekësore. Gati në të gjitha qendrat shëndetësore të këtij qyteti mjekët po japin ndihmën

 e parë për të prekurit nga gripi stinor. Mjekët e familjes shprehen se çdo ditë paraqiten mbi 50 raste në ditë nëpër qendrat shëndetësore, ndërkohë që më të prekurit si gjithmonë duket se janë fëmijët dhe moshat e treta. Rritje të numrit të vizitave ka pasur këto ditë dhe pranë Repartit të Pranim Urgjencës në spitalin e Beratit dhe në Repartin e Pediatrisë. Bluzat e bardha shprehen se ditët e para të muajit shkurt janë shoqëruar me një rritje të kërkesave nga ana e qytetarëve për të marrë ndihmë mjekësore për prekjen nga gripi. Pacientët kryesisht fëmijët paraqiten me rrufë, temperaturë të lartë, dhimbje fyti dhe trupi, etj. Për të gjitha rastet mjekët rekomandojnë qëndrimin në ambiente të ngrohta, larg kontaktit me ambientet e jashtme ku temperaturat janë të ulëta, përdorimin e lëngjeve shoqëruar me qetësues. Por, ka pasur dhe raste kryesisht tek moshat e treta dhe fëmijët ku është dashur dhe mjekimi me medikamente dhe serume për përballimin e gripit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›