E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nënshkruhet marrëveshja për menaxhimin e ujërave të Prespës

Ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Fatmir Mediu, së bashku me homologët e tij të rajonit, Ministren Greke, Konstantina Birbili, ministrin Maqedonas, Nexhati Jakupi dhe Komisionerit Europian Stavros Dimas nënshkruan marrëveshjen mbi menaxhimin e ujërave të Prespës, për ta kthyer atë në një park ndërkufitar. Ministri Mediu e quajti firmosjen e kësaj marrëveshje një detyrim të përbashkët dhe rëndësinë e madhe të bashkëpunimit, si një përgjegjësi

për zhvillimin e parkut ndërkombëtar të Prespës. Një erë e re marrëdhënie u firmos sot nga të treja vendet tona. Kjo i jep prioritet integrimit të Prespës. E rëndësishme në këtë marrëveshje të firmosur, është jo vetëm veprimi në planin politik, por që vendimmarrja jonë, financimet të kenë transparencë dhe mbështetje nga shoqëria civile, theksoi Mediu. Në këtë takim ishte i pranishëm dhe komisioneri i BE për çështjet e mjedisit , i cili dha mbështetjen maksimale që kjo marrëveshje të marrë frytet e saj sa më shpejt. Objektivat kryesorë për t'u realizuar, janë ruajtja e ekosistemit të Prespës dhe veçanërisht fakti që është parashikuar edhe pjesëmarrja e palëve të ndryshme, shoqëritë civile, pushteti qendror, pushteti lokal. Mundësitë afatgjata për përmirësimin e kushteve të ujërave të Prespës. Rëndësia e ruajtjes së bimëve e kafshëve të këtij parku e shumë të tjera të ndjekura nga vullneti i mirë i të tëra palëve, u shpreh komisioneri i BE.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›