E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arratiset i akuzuari per grabitje

/ /

I arrestuari per grabitjen e nje banke te mbetur ne tentative ne Tirane ka rreshqitur nga duart e policit te burgut duke arritur mbi murin rrethues te ambientit te ajrimit ku te denuarit luajne futboll. Polici i cili pikasi veprimet e 20-vjecarit shkoi me vrap te ndalonte arratisjen dhe e kapi nga kembet 20-vjecarin. Ky i fundit nuk u terhoq por vazhdoi ngjitjen ne mur duke i lene njeren atlete policit e duke vazhduar me tej planin e arratise. Ngjarja ndodhi dje rreth ores 1045 kur i paraburgosuri Ajet Markaj 20 vjec nga Kukesi dhe banues ne Paskuqan shfrytezoi kohen e ajrimit per planin e tij. Ai ndodhej me disa te denuar te tjere qe po luanin futboll jashte qelive te burgut kur kaperceu murin rrethues duke rifituar lirine e humbur me 17 shtator 2010. Brenda pak sekondave Ajet Markaj eshte pare te ngjitet ne mur sapo gardiani qe ruante prane fushes ka humbur perqendrimin. Polici i sigurise ka pare veprimin e te burgosurit dhe ka nderhyre duke e kapur nga kembet por Markaj nuk ka ndaluar. Ai i ka lene atletet ne dore policit dhe ka arritur te kaperceje murin e vetmja siperfaqe pa tela me gjemba ne pjesen e siperme te saj nga i gjithe rrethimi perqark burgut. Gardiani ka qelluar ne ajer me bresheri automatike por 20-vjecari ka vazhduar arratisjen pa e kthyer koken pas duke kapercyer ne tarracen e nje ndertese ngjitur nga ku me pas eshte hedhur ne toke. Ka vazhduar levizjen derisa ka humbur mes ndertesave ne drejtim te Arkives se Shtetit ne pjesen e pasme te burgut pa lene asnje gjurme.
Policia
Sinjali i pare per arratisjen nga Burgu 313 eshte dhene nga gardiani qe vezhgonte ambientet e ajrimit i cili ka qelluar ne ajer me automatik. Policia ka nisur verifikimin e ngjarjes duke konfirmuar se i arratisuri ishte shtetasi 20-vjecar Ajet Markaj qe mbahej ne pritje te denimit. E alarmuar per ngjarjen policia e burgut njoftoi Policine e Tiranes. Menjehere jane shperndare te dhenat e personit me fotografine e tij dhe eshte bere shpallja ne kerkim.
KERKIMET
Dhjetera postblloqe u vendosen neper kryqezimet kryesore te Tiranes. Nje grup oficeresh nga Komisariati nr.5 shkuan menjehere ne shtepine e familjes se Ajet Markajt ne Paskuqan prane ish-pularise duke kontrolluar ne cdo cep. Familjaret pretendonin se nuk kishin asnje dijeni per veprimin e 20-vjecarit. Edhe policia e Kukesit u njoftua per ngjarjen pasi ne nje fshat te zones jetojne babai Rexhepi dhe Fatmiri vellai i te arratisurit. Deri ne oret e vona te mbremjes se djeshme policia nuk mundi te gjente asnje gjurme te personit te arratisur. Ne shtepine e Markajt ne Paskuqan vazhdojne te qendrojne punonjes policie per te vezhguar cdo levizje. Burime nga policia thane se familjaret e te arratisurit jane marre ne pyetje por pretendojne se nuk kane pasur asnje lloj komunikimi me Ajet Markajn. U maskua si punetor pasi doli ne rruge

TIRANE - Vendi i zgjedhur nga Ajet Markaj per tu kapercyer me qellim arratisjen nga paraburgimi 313 ishte pjesa me e ulet e mundshme ne gjithe rrethimin e institucionit. Shtegu i kalimit ka qene nje mur ndares me paraburgimin 313 Gjykates se Tiranes dhe Sherbimit te Proves. Pasi eshte ngjitur mbi te Markaj nuk eshte stepur as nga krismat e qelluara ne ajer nga njeri prej policeve te vend-rojeve. Ai eshte hedhur mbi tarracen e nje godine njekateshe e cila eshte nje shtese ne ndertim e siper e Dhomes Penale te Gjykates se Tiranes. Nga aty Markaj eshte hedhur ne toke. Ai duket se ka perfituar edhe nga fakti qe godina e cila i lehtesoi hedhjen nga muri rrethues i paraburgimit eshte ne ndertim. Sipas deshmitareve ne vendngjarje teksa ka dale nga porta e perbashket e Gjykates se Tiranes dhe te Sherbimit te Proves ai ka pasur nje vegel pune mistri ne dore. Nuk dihet nese vegla eshte marre prej tij per tu perdorur si mjet godites ne rast se do te rrezikohej te kapej apo si forme maskimi. Me pas 20-vjecari eshte futur ne nje ngushtice mes dy pallateve ne ndertim dhe eshte zhdukur pa lene gjurme. ar.ba Grabitja Markaj plagosi rojen e bankes ne shtator

TIRANE - Ajet Markaj 20 vjecari i arratisur dje nga ambientet e ajrimit te paraburgimit 313 e provoi shijen e prangave ne duar ne 17 shtator te ketij viti vetem pak minuta pasi deshtoi ne grabitjen me arme te nje banke ne Tirane. Ai tentoi te grabiste nje filial banke te nivelit te dyte prane qendres se Tiranes ne bulevardin Zogu I. Edhe ne ate rast Markaj tentoi ti largohej policise fillimisht duke perdorur nje biciklete e me pas me vrap. Sipas vendimit te gjykates te dates 20.09.2010 te caktimit te mases se sigurise arrest me burg ndaj tij pak pas mesdites se 17 shtatorit ai eshte futur ne banke me nje automatik ne dore me te cilin ka qelluar dy here. Ne kete kohe eshte perleshur me nje nga rojet private te sigurise i cili ka mundur ta carmatose. Me pas 20-vjecari eshte larguar por eshte bllokuar dhe me pas arrestuar pak metra larg bankes perpara maternitetit Nena Geraldine. Markaj u ndoq deri atje nga nje tjeter punonjes i policise private te bankes. Menjehere shtetasi A.Tarazhi eshte vene ta ndjeke ne kembe kur ne kete moment e ka marre ne makine nje qytetar. Ne kryqezimin e ndodhur ne bulevardin Zogu I makina ku ndodhej Tarazhi e ka mberritur personin qe po largohej me biciklete dhe e ka goditur me parakolp me qellim bllokimin e ecjes. Me pas personi i rrezuar eshte ngritur dhe ka filluar te ece serish me vrap. Ne keto kushte A.Tarazhi ka zbritur nga makina dhe ka vazhduar ndjekjen ne kembe te personit me vrap derisa e ka mberritur pas 50 metrash. Ketu ka qene edhe nje patrulle policie e cila ka bere shoqerimin e personit i cili rezultonte te ishte Ajet Markaj thuhej ne vendimin e gjykates. ar.ba Thirrja e Naim Markajt Vella dorezohu eshte me mire per ty

TIRANE - Familjaret e Ajet Markajt pretendojne se nuk jane kontaktuar nga i afermi i tyre pas arratisjes. Ata i bejne thirrje atij nepermjet medias qe te dorezohet ne polici. Naim Markaj vellai i te arratisurit i cili e ka vizituar 20-vjecarin para nje jave ne Burgun 313 shprehet se eshte i habitur nga ngjarja. Ai nuk ka komunikuar me asnjerin prej nesh gjate gjithe dites por ne i bejme thirrje te dorezohet pasi do jete me mire per te shprehet i vellai gjate nje interviste per gazeten Panorama.
Kur e mesuat arratisjen e vellait tuaj nga Burgu 313
Po punoja ne shtepi. Ishim vetem une dhe gruaja pasi babai dhe vellai tjeter ndodhen ne Kukes prej disa ditesh. Nuk pata kohe te shihja as televizor dhe nuk dija asgje se cfare kishte ndodhur. Rreth ores 1100 kane ardhur ketu shtate police nga Komisariati i Kamzes qe me thane se do kontrollonin shtepine. Ne fillim u tremba dyshova mos i kishte ndodhur ndonje gje e keqe vellait tjeter Fatmirit se as qe me shkonte mendja per nje marrezi te tille qe mund te kishte bere Ajeti.
Kur e keni takuar per here te fundit Ajetin
E takova para nje jave ne burg. Kisha diten e takimit me te. Dhe do e takoja edhe pas nje jave qe ti dergoja rroba dhe ushqime. I vetmi shqetesim qe kishim per te ishte se mos bente llafe me njeri aty ne burg se ai vetem 20 vjec eshte moshe e re dhe gjithcka mund te ndodhte. Por ai na qetesonte vazhdimisht duke na thene se ne qeli eshte bashke me tre djem te tjere moshe e tij dhe qe edhe ata ishin ne pritje te denimit.
Po per grabitjen e bankes qe tentoi te realizonte ju thoshte ndonje gje
Ai ishte djale i urte nuk kishte bere ndonjehere gjera te tilla dhe ne nuk ia kishim friken. U habitem atehere kur ndodhi ngjarja habitemi edhe tani qe u arratis. Me tha qe grabitjen deshi ta bente se kishte mbetur pa para. Do pergjigjej para ligjit per gjithcka dhe se ishte i penduar. Na kerkoi qe te mos nderhynim per asgje dhe as te avokati sepse do kishte lehtesira sipas tij pasi e kishte bere gjithcka vetem dhe pa planifikim.
Ka kontaktuar me ju pas arratisjes
Jo ne asnje moment. Ju thame qe e morem vesh nga policia arratisjen e tij. Jo vetem ne ketu ne Tirane por as babai dhe vellai ne Kukes nuk kane kontaktuar me te. Ne i bejme thirrje qe te dorezohet ne polici qe ti lehtesoje pergjegjesite vetes.

Etleva Delia

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›