E Diel, 1 Nëntor 2026

Nje sezon i gjate letargjie ne Teatrin Kombetar

/ /

U perkujtua 110-vjetori i vdekjes se poetit Naim Frasheri. shte mire kur figura te ketyre permasave kujtohen por ne keto momente Teatrit Kombetar i shkon per shtat nje tjeter shprehje qe lidhet me qiririn. Shfaqjet e reja ne kete institucion po behen aq te rralla saqe duhet ti kerkosh me qiri. Duke bere nje krahasim me institucionet e tjera kombetare madje edhe me ato te nje rangu me te ulet TK eshte ne bisht. Ne Galerine Kombetare te Arteve jane hapur tri ekspozita te medha e po pergatitet Onufri ne Teatrin e Operes dhe Baletit jane realizuar tri premiera ne hapesirat e Akademise se Arteve ka pothuajse cdo dite nje aktivitet ne Teatrin e Metropolit gjithashtu. Prej muajit shtator kur zyrtarisht hapet sezoni artistik ne skenen e TK-se nuk eshte ngjitur asnje shfaqje e re nuk po llogarisim 2-3 shfaqje te perfshira ne Festivalin e te Rinjve qe as organizohet dhe as financohet nga TK. Deri me tani jane shfaqur disa pjese te sezonit te shkuar si Elektra Kush ka frike nga Virxhinia Woolf Gjashte personazhe kerkojne autor dhe Darka e gabuar me pretendimin se ka pasur kerkesa nga ana e spektatorit. Nderkohe qe i gjithe ai publik taksapagues i cili i ka konsumuar keto vepra qysh nje vit me pare duhet te presin Kershendellat. Mendohet se andej nga mesi i dhjetorit do te mund te ngjitet ne skene nje pjese shqiptare. Behet fjale per vepren Nje tablo absurde shkruar nga Ferdinand Hysi me regji te Milto Kutalit ku interpretojne aktoret Roland Trebicka Fatos Sela Olta Daku Naum Shundi e Dritan Borici. Pra behet fjale vetem per nje dore aktoresh te angazhuar ne kete pjese nderkohe qe pjesa tjeter ka rene ne letargjine dimerore. Vite me pare numri i premierave ne TK arrinte deri ne nente. Sigurisht kishte edhe vepra jo cilesore mes tyre megjithate ne teater punohej. Pa u shfaqur nje premiere fillonte puna per nje tjeter. Ndersa tani duket se po shkrihet dhjami i muajve te pare te vitit. Para ndonje viti drejtori Kristal Skrami edhe varte ndonje baner me kalendarin e shfaqjeve. Tani nuk ka me as kalendar... Dikur premtohej edhe ardhja e ndonje regjisori te huaj. Njeri madje Qimuli grek u be legjende. Premtohej ne cdo fillim sezoni. Tani nuk ka me as premtime...
Sfidat e te rinjve
Oborri i TK-se nuk zien me as nga thashethemet. As aktoret rrogetare nuk kane me interes te duken andej pari. Fundja se mos ndodh ndonje gje e re. Tek-tuk shihet ndonje artist i ri i perfshire ne projektin Festivali i te Rinjve. Momentalisht jane vetem ata qe prishin qetesine e kendshme e cila sundon perreth Kombetarit. Jo me pak mundime po mundohen te vene ne skene ca vepra te financuara sa per nje cope buke nga Ministria e Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve. Ata gjashte me fat perfituan 550 mije leke te reja kurse dy te tjere nga 200 mije leke. Ska nevoje tu futesh llogarive per te kuptuar nese me kaq leke mund te realizosh nje shfaqje te mire. Megjithate te rinjte e shohin si nje mundesi me shume e nuk do te donin te ankoheshin. Por problemi i parave behet dytesor kur te dalin probleme te tipit aktori kryesor te le ne balte. Keshtu i ka ndodhur regjisores Luljeta Hoxha e cila po punon per te vene ne skene pjesen Huadhenesja zonjusha Zhuli te August Strinberg. Mesohet se Hoxha ia kishte besuar rolin e Zhanit aktorit Xhelilaj i cili eshte terhequr pas disa muajsh prova. Asnje aktor tjeter me mend ne koke pavaresisht deshires se mire e talentit nuk do ta merrte persiper ta pergatiste kete rol per 20 dite...
Punesimi i Xhelilajt
Ndersa ne Komisionin Parlamentar diskutohet projektligji Per Artin nje nder pikat e te cilit eshte edhe punesimi i aktoreve mesojme se pjese e trupes se perhershme te artisteve te Teatrit Kombetar eshte bere edhe Kreshnik Xhelilaj. Emerimi mesohet te jete bere me urdher nga lart. Pra vazhdon serish simfonia e emerimeve nderkohe qe vetem pak kohe me pare ishin vete dy deputetet-aktore njera e majte e tjetra e djathte qe ne Komisionin Parlamentar te Edukimit dhe Medias kerkuan qe ti jepet fund emerimit te aktoreve dhe te filloje marredhenia me ane te kontratave te perkohshme. Me qellim qe ti jepet fund vegjetimit ne institucione si TK dhe aktoret te jene gjithnje ne gjendje pune dhe te motivuar per te dhene me te miren e tyre. Pavaresisht talentit qe mund te kete Kreshnik Xhelilaj si aktor filmi dhe cmimet qe ka marre se fundmi kjo menyre emerimi permes urdhrave te njerezve politike duket absurde. Ne nje kohe qe te rinjte e talentuar dhe qe presin per nje shans nuk jane pak. Nuk kemi degjuar te jete bere ndonje konkurs a audicion. Me shume gjase Xhelilaj eshte futur ne organike ne vendin e mbetur bosh pas ndarjes nga jeta te aktorit te mrekullueshem Agim Qirjaqi. fare shpatullash do te duheshin per te mbajtur kete peshe Premiera e pare

Nje tablo absurde shkruar nga Ferdinand Hysi me regji te Milto Kutalit ku interpretojne aktoret Roland Trebicka Fatos Sela Olta Daku Naum Shundi e Dritan Borici eshte premiera e pare per kete sezon ne Teatrin Kombetar. Drama e Hysit mund te jete nder ato te pakta vepra te postdiktatures ku trajtohet situata absurde e artistit nen diktature presioni qe ushtrohej ndaj tij dhe krijimi duke ndjekur jo linjen e frymezimit por te orientimit politik. Ne qender te pjeses eshte nje piktor i cili krijon nje marredhenie te vecante me personazhet e tablose se tij dhe vuan vete gjithe shnderrimin qe u ndodh krijesave te veta nen trysnine e dogmave te socrealizimit teksa kerkojne te shperthejne kornizen.

Alma Mile

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›