PD: Miliarderët e PS-së frikësohen nga verdikti i drejtësisë
Tiranë- Partia Demokratike duke risjellë në vëmendje një takim të ish-kryeministrit Pandeli Majko me të rinjtë socialistë në një kamp pushimi në Jalë tha se Zoti Majko dëshmoi qartë me deklaratat e tij se ai që siç preferon ta quajë PD-ja, këshilli i miliarderëve të PS-së, ka frikë nga verdikti i drejtësisë nëse pranon të heqi imunitetin dhe të jenë të barabartë me qytetarët para ligjit.
Përmes një deklarate për shtyp zëdhënësja e PD-së, Silvi Bardhi i cilësoi negociatat për heqjen e imunitetit në muajin shtator si një farsë të Zoti Rama për të bllokuar për të tretin vit rradhazi statusin e vendit kandidat në BE.
“Ish- kryeministri Pandeli Majko zbuloi para shqiptarëve arsyet e refuzimit të 6 gushtit, pyetjes së njërit prej të rinjve se përse PS-ja se votoi me 6 Gusht statusin ai i tha troç: Shqipëria dhe PS-ja s’mund të pranojnë heqjen e imunitetit sepse e pranojnë ministra që kanë të tyret prokurorët dhe gjyqtarët. Çka pohoi se është frika e Zotit Rama, frikë nga Drejtësia. Nuk pranojnë kurrë sepse tmerrohen nga pasuritë e tyre të paligjshme, fshehja e taksave, ndërtimet pa leje dhe trafiqet kriminale. Origjina e tyre e paligjshme është frika e vitit për ta mohuar 6 Gushtin. Me deklaratën e tij në Jalë Zoti Majko pranon se negociatat ishin thjesht një farsë hipokrite e Zotit Rama dhe asgjë më tepër. Pohimi i hapur i Zotit Majko para të rinjve socialistë e tregoi sepse Zoti Rama skishte kurrë në mendje të hiqej imuniteti në Shtator, por u përpoq ta mbulonte sado pak bllokimin për të tretin vit me rradhë të statusit kandidat për Shqipërinë’,-tha Bardhi.
Sakaq në deklaratë zëdhënësja Bardhi në emër të selisë blu paralajmëroi klubin e miliarderëve në PS se nuk do të lejohen të bllokojnë referendumin popullor për të cilin partia e kryeministrit Berisha është e vendosur ta mbajë për heqjen e imuniteteve.
“Shpjegon panikun deri në palsë që ka mbërthyer udhëheqjen miliardere të PS-së për referendunim për heqjen e imunitetit. Jo vetëm që sdo të pranojë thirrjen e referendumit por do të përdorin të gjithë pasuritë e tyre për ta mbrojtur këtë. PD-ja u thotë se asgjë smund të bllokojë votën e shqiptarëve për ti mbrojtur nga imuniteti i zyrtarëve”,-tha më tej selia blu.
/IDEA/