E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ultimatumi i KFOR-it për serbët: "Hiqni barrikadat"

Mediat serbe njoftojnë se KFOR- i u ka dhënë ultimatum serbëve që deri në orën 16.00, të heqin barrikadat që i kanë vënë në rrugë ose në të kundërtën, KFOR-i do të veprojë me forcë.

Në Leposoviç ishin bllokuar makinat ushtarake gjermane e po kështu, ishte bërë edhe me makinat ushtarake amerikane, njofton B92 duke cituar Tanjugun.

Në vendngjarje ndodhet komandanti i KFOR-it Erhard Buhler i cili ka theksuar se është i gatshëm për bisedime, ndërsa e ka quajtur të papranueshme barrikadën.

Gjatë kohës që ai bisedonte me përfaqësues serbë, janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri nga ana serbe. Serbët e veriut sot kanë formuar të ashtuquajturin shtab krize.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›