"Terroristi", 10 vjet burg, gjykata njeh Artan Kriston me akuzën e prokurorisë
Artan Kristo i akuzuar për nxitje, thirrje publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste rrezikon 10 vjet burg. Kështu sipas nenit 232 pika A thuhet se "Nxitja, thirrja publike, shpërndarja e shkrimeve ose propogandave në forma të tjera që synon mbështetjen ose kryerjen e një apo më shumë veprave për qëllime terroristë dhe për financimin e terrorizimi nëse nuk përbën vepër tjetër penale dënohet nga katër deri ën dhjetë vjet burg". Ndërkohë ditën e mërkurë Kristos i është komunikuar masa e sigurisë arrest në burg në gjykatën e Tiranës e cila e kishte vendosur ata disa ditë më parë. Ndërkohë në seancën e masës së sigurisë Artan Kristo nuk ka folur, por përveç se është njohur me masën arrest në burg ai është rikthyer pas pak minutash në qeli ku qëndron që prej tri ditësh. Gjithashtu organi i akuzës po heton Artan Kriston edhe për një klinikë private që kishte hapur vite më parë dhe paraqitej aty si një mjek popullor. Ndërkohë sipas prokurorisë thirrjet nxitëse për akte terroriste Kristo i ka publikuar në një faqe interneti adresa e se ciës eshte :www.albselefet.net. Ai njihet ndryshe edhe si Muhamed Abdullah dhe është shoqëruar edhe në 2003 në komisariatin e Durrësit si i dyshuar për vrasjen e Sali Tivarit.