E Diel, 1 Nëntor 2026

Grupi i PS-se pranon deputetin Sterkaj

Grupi parlamentar Socialist ka pranuar dje kerkesen e deputetit Paulin Sterkaj per tiu bashkengjitur socialisteve


Gazeta Shekulli zbardh diskutimin e plote te mbledhjes njeoreshe me dyer te mbyllura


TIRAN - Deputeti Paulin Sterkaj do te rikthehet ne radhet e Partise Socialiste pas largimit prej saj disa vjet me pare. Sterkaj eshte zgjedhur deputet nga radhet e mazhorances por vendosi largimin prej saj per shkak te korrupsionit te ministrave dhe qendrimit te kryeministrit Berisha.


Ne mbledhjen e djeshme PS ka pranuar kerkesen e Sterkajt per tiu bashkengjitur grupit parlamentar Socialist. Perreth nje ore deputetet socialiste te mbledhur ne seline roze kane diskutuar mbi kerkesen e ish-deputetit demokrat per tiu bashkengjitur grupi socialist.


Shekulli ka mundur te siguroje diskutimin e plote te zhvilluar ne mbledhjen me dyer te mbyllura mbi kete ceshtje.


Kerkesa per Sterkajn eshte paraqitur nga deputeti i Shkodres Ilir Beqja. Kam bere nje bisede me deputetin Paulin Sterkaj qe diten qe ai ka bere shkeputjen nga grupit parlamentar Demokrat. Kemi folur me deputetet e tjere socialiste te Qarkut Shkoder jemi konsultuar me strukturat e partise Shkoder dhe ne Malesi te Madhe qe Sterkaj te vije ne grup.


Ky eshte vendim i Asamblese se Shkodres dhe Malesise se Madhe qe te jete pjese e grupit. Kete kerkese une e kam percjelle ne grup per ti kerkuar nje mendim kryesise se grupit - mesohet te jete shprehur Beqja.


Pas ketij lajmerimi deputete te ndryshem kane shprehur mendimet e tyre. Midis tyre ka pasur edhe zera qe kane kerkuar qe deputeti te pranohet direkt meqenese ka pasur nje kerkese me goje nga ana e tij. Ai kerkesen e ka bere praktikisht permes Ilir Beqjas.


Sterkaj e ka takuar deputetin e Shkodres. Keshtu qe duhet te pranohet - mesohet te jete shprehur deputeti i qarkut te Beratit Erion Brace. Gjithashtu kryetari i grupit parlamentar Socialist Gramoz Ruci tha se zoti Sterkaj nuk eshte kundershtari i tyre politik prandaj duhet ta pranojne. Ne fund te bisedimeve kryetari i Partise Socialiste Edi Rama ka dhene OK perfundimtar per bashkimin e Pualin Sterkaj me grupin e PS-se.


Diskutimi i plote i mbledhjes me dyer te mbyllura

Ilir Beqja Kam bere nje bisede me deputetin Paulin Sterkaj qe diten qe ai ka bere shkeputjen nga grupit parlamentar Demokrat. Kemi folur me deputetet e tjere socialiste te Qarkut Shkoder jemi konsultuar me strukturat e partise Shkoder dhe ne Malesi te Madhe qe Sterkaj te vij ne grup.


Ky eshte vendim i Asamblese se Shkodres dhe Malesise se Madhe qe te jete pjese e grupit. Kete kerkese une e kam percjelle ne grup per ti kerkuar nje mendim kryesise se grupit.


Tom Doshi Duhet mbeshtetur kerkesa per pranimin e deputetit te Shkodres Paulin Sterkaj per ta bere pjese te grupit parlamentar Socialist.


Arta Dade Kur eshte larguar Paulini eshte larguar ne nje moment delikat per Partine Socialiste. Nuk eshte larguar vetem ai por jane larguar disa vete. Ka pasur kosto per PS-ne se kryetari i grupit ka dhene doreheqjen. Kjo gje nuk mund te neglizhohet. Ne keto kushte duhet te respektojme rregulloren e grupit dhe te shikojme qe te plotesohen te gjitha hapesirat kohore. shte mire qe te beje nje kerkese formale.


Arbnen Malaj Une kerkoj qe nje rregullore qe e kemi miratuar te jemi koherent per ta zbatuar.


Kur eshte propozuar rregullorja kam diskutuar hapur qe pjesa e rikthimit apo e denimit te jene sa me fleksibel. Kemi nje dokument dhe duhet te tregohemi te pergjegjshem dhe te respektojme dokumentet qe kemi. Duhet te jemi te kujdesshem qe ne politike duhet te jemi me te kujdesshem ne vendimet qe marrim.


Erjon Brace Ai kerkesen e ka bere praktikisht permes Ilir Beqjas. Sterkaj e ka takuar deputetin e Shkodres. Keshtu qe duhet te pranohet. shte pozitive kur vijne nga pozita ne opozite e kunderta nuk eshte pozitive. fare jane keto burokraci Duhet pranuar direkt.


Fatmir Toci Grupin jone parlamentar Socialist nuk eshte nje shoqate. Sigurisht qe ai duhet pranuar. Por ne jemi nje parti qe ka statut. Si e tille duhet te beje nje kerkese dhe ne baze te saj te ndiqen procedurat.


Sadri Abazi Une jam dakord qe Paulin Sterkaj te pranohet ne grupin parlamentar Socialist.


Besnik Bare Ai ka kontribut ne 2007 ne klimen qe krijoi per sigurine e votes ne zgjedhjet lokale. Une jam dakord qe ai te futet ne grupin tone.


Gjovalin Kadeli Edhe une dakord jam qe deputeti i Shkodres ti bashkengjitet grupit tone parlamentar.


Gramoz Ruci Meqenese ka nje kerkesa nga deputeti Paulin Sterkaj atehere duhet ta pranojme. Ne nuk e kemi kundershtar politik keshtu qe e mira eshte ta pranojme.


Edi Rama Duke pare frymen e bisedimeve gjate kesaj mbledhje ku po mbeshtetet teza per pranin e deputetit te qarkut te Shkodres Paulin Sterkaj atehere ne duhet ta institucionalizojme kete. Vete deputeti Sterkaj duhet qe ta formalizoje kerkesen e tij prane grupit parlamentar Socialist dhe ne jemi dakord ta pranojme ate ne baze te rregullores se grupit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›