Unaza e madhe,Olldashi: Përfundon brenda 12 muajve

Ministri i transporteve Sokol Olldashi ka deklaruar se brenda 12 muajve Unaza e Madhe e kryeqytetit do të jetë funksionale. Gjatë inspektimit të punimeve të këtij segmenti rrugor, ministri Olldashi ka theksuar se punimet po vijojnë me ritme të larta dhe branda vitit Unaza do të jetë në shërbim të qytetarëve.
I pyetur nga “Ora News” në lidhje me problemet që janë hasur për shpronësimet, ministri Olldashi theksoi se këto probleme tashmë janë zgjidhur. Sipas tij fondi i akorduar për shpronësimet është 400 milionë lekë dhe tashmë të gjithë pronarët e tokës kanë nisur të marrin edhe vlerën financiare të tokës.
Gjithashtu ministri Olldashi vlerësoi edhe angazhimin e bashkisë së Tiranës për Unazën e madhe i cila sipas tij është një nga projektet më të rëndësishme pasi është e lidhur me aksin Tiranë-Elbasan si dhe do të eleminojë trafikun e rënduar në kryeqytet.