Austria: Pavarësia e Kosovës, e pakthyeshme

Nënkancelari i Austrisë, Michael Shpindeleger i ka kërkuar Beogradit që të sqarojë raportet me Kosovën, pasi nga kjo varet kandidatura e Serbisë në Bashkimin Evropian.
Shpindeleger këtë deklaratë e bëri gjatë një takimi që pati me homologun e tij hungarez, Janosh Martonijem dhe shefin e diplomacisë italiane, Franco Frattini.
Ministri i Jashtëm austriak, njëherësh nënkacelar, ka përjashtuar çdo mundësi të ndarjes së veriut të Kosovës dhe bashkimit të kësaj pjese me Serbinë.
“Pavarësia e Kosovës dhe integriteti territorial i saj për ne është i pakthyeshëm dhe këtë e dinë mirë edhe miqtë tanë serbë”, ka nënvizuar Shpindeleger.
Ai ka theksuar se Austria mbështet integrimin të secilit vend të Ballkanit perëndimor në Bashkimin Evropian.
Më tej, Shpindeleger i ka bërë apel Beogradit dhe Prishtinës që përmes dialogut të gjejnë zgjidhje për çështjen e doganave.