E Diel, 1 Nëntor 2026

Banka Botërore rrëzon fushatën e Edvinit kundër investimeve në jug të Shqipërisë

Zv/drejtori i Bankës Botërore, në një dalje publike pranon gabimet e institucionit të tij në projektin për bregun e jugut të vendit dhe i kërkon ndjesë qeverisë shqiptare, e cila përballoi padrejtësisht akuzat që u lëshuan nga opozita e Edi Ramës për ndërtimet e paligjshme në Jalë. Përgjigjia e merituar ndaj korit të kukuvajkave, erdhi një vit pasi drejtori i projektit Jamarbër Malltezi konfirmoi se polemikat për projektin ishin çështje e brendshme e Bankës BotëroreI paqartë fati i dy grave brenda stafit të BB-së në Tiranë, të cilat për interesa të Edi Ramës keqpërdorën dokumente paraprake të institucionitBanka Botërore merr përgjegjësinë e gabimeve në projektin e menaxhimit të integruar të bregut të jugut, për të cilën u sulmua qeveria “Berisha” me një valë kritikash dhe akuzash tërësisht të pabaza. Zëvendëspresidenti i BB, Philipe Le Houerou, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Komitetit Ndërministror, nën drejtimin e kryeministrit Sali Berisha, u shpreh se gabimet në projekt ishin të Bankës Botërore dhe jo të qeverisë shqiptare, veçse kjo e fundit mbajti barrën e rëndë të akuzave që asnjëherë nuk dolën në dritën e të vërtetave. Kësisoj, duke kërkuar ndjesë, Banka Botërore pranon gabimet e bëra në projekt dhe shuan zërat hileqarë e njëherazi u jep një përgjigje të merituar kukuvajkave politike të cilat trumbetuan për muaj të tërë se me pronat në bregdet ishin bërë abuzime.  Ndjesa zyrtare e Bankës Botërore, ishte dje njëherazi edhe një ndjesë zyrtare për keqinterpretimin për qëllime politike shqiptarçe të çështjeve të brendshme të politikave të saj. E papritur dhe e paprecedentë është që Banka Botërore të kërkojë ndjesë, e ca më pak për një vend të vogël si Shqipëria. E paprecedentë është edhe që persona vendas brenda Bankës Botërore në Tiranë me lidhje të qarta familjare me opozitën (dy gra, emrat e të cilave janë të njohura për opinionin publik dhe që gazeta mund të publikojë në të ardhmen profilin e aktiviteteve të tyre, në dëm të vendit dhe veç në interes të Edi Ramës dhe nomenklaturës enveristo-ramiziste) të nxjerrin raporte konfidenciale të brendshme dhe jopërfundimtare të Bankës Botërore dhe t’i keqpërdorin ato për qëllime ngushtësisht politike. Një vit pas “skandalit” të supozuar mediatik, ky veprim, tingëllon si një synim që Banka Botërore të përfshihej në luftën politike vendore, duke cenuar rëndë pavarësinë dhe paanshmërinë e këtij institucioni ndërkombëtar. Nga ana tjetër, kjo gjë, në kushte e mungesës së skandalit të supozuar, sot pas një viti, kuptohet se ishte e rëndë, pasi zhvendosi çështjen nga diskutimi i brendshëm i politikave të vetë Bankës Botërore në luftë politike mes palëve në proces zgjedhor.Deklarata e Zëvendëspresidentit të Bankës Botërore, ishte një shuplakë tjetër për kleptomanët dhe mitomanët socialistë, që udhëhiqen nga motoja, “shpif e gënjej, dhe s’kam turp, ndaj s’ke ç’më bën”. Ndërkaq në një intervistë për BBC-në, para një viti, Jamarbër Malltezi i cili ishte në qendër të akuzave të rënda e të pabaza mediatike, paralajmëroi dhe deklaroi se çështja ishte problem i brendshëm i Bankës Botërore për zbatimin e politikave të brendshme të saj dhe nuk kishte të bënte me qeverinë, pasi çdo qeveri është sovrane dhe zbaton legjislacionin vendor.Ndërkohë, nga ana e tij dje, Zëvendëspresidenti i bankës Botërore, Le Houeroi, pranoi shprehimisht se gabimet në projekt i bëri Banka Botërore, ndërsa qeveria shqiptare zbatoi me ndershmëri marrëveshjen, por në drejtim të saj nuk kanë munguar akuzat dhe sulmet e përditshme, krejtësisht të pabaza dhe në dhunim të plotë me të drejtën.  “Do të doja të flisja pak për ndodhitë e vitit të kaluar, në lidhje me projektin e menaxhimit të integruar të zonës bregdetare. Bankës Botërore i vjen keq që, në një inspektim që kishte për qëllim të shikonte nëse banka u ishte përmbajtur apo jo politikave të saj, dolën deklarata të pabazuara kundër veprimeve të qeverisë me këtë projekt. Unë dua të jem shumë i qartë. Procesi i panelit të inspektimit nuk heton në asnjë mënyrë veprimet e klientëve tanë dhe  në asnjë mënyrë nuk duhet të interpretohet si i tillë. Për më tepër, nuk pati asnjë provë për korrupsion, në mënyrë që Departamenti për Integritetin Institucional të Bankës, të kryente hetime të mëtejshme. Pra, përfundimisht, duhet të pranojmë që banka ka bërë gabime në këtë projekt. Po punojmë  që të sigurohemi që kjo nuk do të ndodhë më në të ardhmen, qoftë këtu, apo në ndonjë vend tjetër”, u shpreh Zëvendëspresidenti i Bankës Botërore, Philippe Le Houérou.Ndërsa kryeministri i vendit Sali Berisha, u shpreh për çështjen në fjalë se qeveria ka zbatuar me përpikëri marrëveshjen me BB, ndërsa theksoi se problemet e krijuara lidhur me projektin e bregut të jugut tashmë janë sheshuar. “Publiku shqiptar e di se ka pasur një lloj kundërshtie, siç është e zakonshme midis partnerëve, për projektin e zhvillimit të zonës bregdetare. Të gjithë këto probleme janë qartësuar përfundimisht në rrafshin bilateral dhe nuk mbetet as edhe një çështje lidhur me këtë projekt. Qeveria ka zbatuar me luajalitet marrëveshjen me Bankën Botërore. Banka e ka shumë të qartë dhe Zëvendëspresidenti siguroi qeverinë se është plotësisht i bindur në rëndësinë e këtij projekti dhe në korrektesën e qeverisë shqiptare”, u shpreh kryeministri Berisha.Vizita në Tiranë e Zëvendëspresidentit të Bankës Botërore Philippe Le Houérou,ka sqaruar përfundimisht pozicionin e qeverisë shqiptare lidhur me projektin për menaxhimin e integruar të bregdetit. Ndihma e BB për Shqipërinë llogaritet në 1 miliard dollarë. Bashkëpunimi në të ardhmen do të prekë fusha të tilla si transporti, bujqësia reduktimi i varfërisë, arsimi, shëndetësia etj, të cilat u identifikuan nga kryeministri Berisha si më primaret në bashkëpunimin me Bankën Botërore. Reforma sociale, tha kryeministri, do të bëjë të mundur hartimin e një ndihme ekonomike eficente për familjet në nevojë. “Një diskutim të veçantë bëmë për reformën sociale. Kjo reformë është jetike për konsolidimin e sistemit social të qeverisë shqiptare. Ambiciet e qeverisë sime janë që të mund të organizojë një ndihmë ekonomike eficente për ata që janë në nevojë dhe të luftojë me agresivitet varfërinë, të përjashtojë varfërinë ekstreme nga ky vend. Në të gjithë këto fusha, ndihma e Bankës Botërore është e garantuar dhe jashtëzakonisht e mirëpritur”, deklaroi Berisha.  ...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›