Unë dhe ai "i çmenduri" Sting
Përse solisti i grupit "Police" dhe bateristi i tij janë zënë gjithmonë dhe vazhdojnë ta bëjnë? Stewart Copeland shpjegon arsyet e shumta që ndanë grupin, duke dhënë gjithashtu edhe një lajm të keq. "Nuk do të regjistrojmë kurrë më një disk së bashku"
"Kur grupi i famshëm ‘Police‘ reshti së ekzistuari në 1986-ën, situata ishte bërë e padurueshme. Unë, Sting dhe Andy Summers mbetëm në mes të katër rrugëve". Njëzetedy vjet më vonë Stewart Copeland e kujton si një lirim fundin e treshes më të famshme të rokut të të gjitha kohërave.
Bateristi që gëzon një famë të jashtëzakonshme dhe numrin më të madh të imituesve në botë, tregon pa doreza arsyet që e çuan të merrte këtë vendim mizor, vetëm pak muaj para fillimit të turneut mbarë botëror, pasi në vitin 2007 u bashkuan për t‘i dhuruar publikut emocionet e dikurshme.
Edhe disa koncerte dhe më pas mbi grupin "Police" do të pllakosë përgjithmonë heshtja?
Po, më duket më mirë kështu. Të luajmë së bashku është një kënaqësi e vërtetë, por në fakt kemi personalitete shumë të ndryshme. Jemi bërë më diplomatë mes nesh, megjithatë ndryshimet mbeten ato të përhershmet.
Në maj të 2007-ës ju dhatë një koncert së bashku, për të parën herë pas dy dekadash. Pasi mbaruat koncertin, ju u kthyet në hotel dhe shkruat në një forum që koncerti ishte një dështim i vërtetë dhe se Sting me lëvizjet e tij të çuditshme dukej më shumë si një damë histerike, sesa si "Zot" i rokut. Jo keq si shembull diplomacie, apo jo?
Po është e vërtetë, ishim një skandal i vërtetë. Megjithatë nuk e imagjinuam se komentet e mia do të kishin marrë dhenë për dy minuta.
Është për t‘u çuditur. Ju shkruani në forum një koment të tillë dhe pretendoni që të mos i bjerë në sy askujt?
Ishte forumi im personal, që e përdorja për të shkëmbyer opinione me ndonjë mik të largët. Kjo është një pjesë që nuk para frekuentohet. Problemi është se e vunë re shumë persona, përfshi dhe Sting.
Mendoj se e mori me të qeshur...
Absolutisht. Reagimi i parë ishte jashtëzakonisht i keq. Më pas ai e kuptoi ironinë time. Ishte tregimi i një rikthimi pas njëzet vjetësh, pra një kohë e gjatë pa luajtur së bashku. Nuk mund të ishte më shumë se një dështim, që unë e tregova me shumë humor dhe stil.
Në 1985-ën, për t‘u shkëputur nga "Police", ju fluturuat drejt Afrikës për të incizuar këngën "The Rhytmatist", një disk folklorik që këto ditë do të ripublikohet në gjithë botën.
Ai udhëtim mes Kenias, Tanzanisë dhe Kongos ishte një mundësi për t‘iu kushtuar jetës dhe muzikës sime. Sukseset, veset dhe statusi i rokstarit të japin një kënaqësi të madhe, por të izolojnë nga bota e vërtetë. Pas një viti "jetë me pesë yje", shndërrohesh në një peshk akuariumi. Nuk ndien më rrahjet e botës, je si i shurdhuar. Si baterist, të zbuloja nga afër forcën e ritmit të zi, për mua ishte fantastike. Pa muzikën e asaj toke nuk do të kishte lindur kurrë roku dhe një pjesë e mirë e muzikës bashkëkohore.
Fotot tuaja që keni dalë në Kenia, teksa i bini baterisë brenda një kafazi të rrethuar nga luanë të pazbutur, janë bërë shumë të famshme. Më falni, kush ju rekomandoi ta bënit këtë?
Nëse do të kisha një përgjigje të saktë, ju betohem që do t‘ua kisha thënë. Ndonjëherë njeriu bën disa çmenduri, të cilat nuk i mendon për momentin, por që me kalimin e viteve i analizon të gjitha. Ndoshta doja të testoja reagimin e luanëve teksa dëgjonin muzikën e një baterie rok. Të them të drejtën, nga mënyra se si kërkonin të shqyenin kafazin, do të thosha se muzika rok nuk është e preferuara e tyre. Nëse do të kishin hyrë, "The Rhytmatist" nuk do të kishte dalë kurrë "i gjallë" prej aty.
Përse pranuat të bënit gjykatësin për duetet muzikore në një "reality show" anglez ("Just the two of us")?
Sepse jam snob. Shumë njerëz më kanë kritikuar, por mua as që më bëhet vonë. Ishte një program jashtëzakonisht i ndjekur, me një audiencë prej 7 milionë spektatorësh. Për disa muaj njerëzit më njihnin si gjykatësi i programit dhe jo si ish-bateristi i "Police".
Ju keni deklaruar shpesh se mes viteve ‘80 "Police" ishin shndërruar në monstra dhe që Sting ishte më monstra nga të gjithë. E pranoni këtë?
E thashë sepse të gjithë kishim nevojë të liroheshim nga njëri-tjetri. Grupet kanë jetë të gjatë kur pjesëtarët kanë shumë të përbashkëta. Në rastin tonë, unë dhe Andy (Summers, kitaristi) filluam të mos e ndienim më veten në nivelin e duhur. Në atë periudhë, Sting ishte kthyer vërtet në një monstër. Kompozonte muzikën e këngëve, i përshtaste dhe prezantohej në studio me këngët e përfunduara. Në pjesën më të madhe të rasteve duhej të luanim pjesët që ai na "urdhëronte" të ndiqnim.
Na jepni një shembull konkret?
Ja për shembull, merrni një nga këngët tona më të famshme, "Every little thing she does is magic". Sting u paraqit në studio me pjesën krejtësisht të përfunduar. Unë dhe Andy u përpoqëm t‘i shtonim diçka tonën, sepse dëshironin që ajo këngë të ishte vërtet një produkt i "Police". Sting urdhëroi që të mos bëhej asnjë ndryshim dhe në fund u publikua versioni i tij. Për të qenë një grup kompakt, duhet të biem dakord me mendimet e njëri-tjetrit. Tashmë "Police" ishin bërë Sting.
Si do të jenë koncertet e fundit të "Police"?
Të mrekullueshme. Tani edhe një hap na ndan nga fundi. Më në fund do të jemi të lirë.
Rrëfimi në internet:
"Çfarë dështimi ai koncert", Vancouver, maj 2007. Pas 21 vjetësh "Police" janë sërish së bashku në skenë. Shfaqja e parë është një festival i gjatë i gabimeve trashanike. Stewart Copeland komenton në mënyrë ironike në një faqe forumi në internet pasaktësitë e shumta të këtij show, që pas disa orësh lexohet edhe nga dy pjesëtarët e tjerë të grupit...
Ja pikat kyçe: Andy Summers fillon me kitarë këngën "Message in a bottle". "Nuk arrij të dëgjoj asgjë. Shoh Sting-un për të kuptuar se ku jemi ekzaktësisht me këngën, por ai nuk më ndihmon. Jemi totalisht të pasinkronizuar".
Pjesa "Synchronicity"
"Sting ka vendosur ta mbyllë pjesën me një hedhje të fuqishme, por këtë mbrëmje gjithçka po shkon keq. Në këtë moment, karizmatiku Sting duket më shumë si një damë histerike, sesa si ‘Zoti‘ i rokut".
Pjesa pasardhëse është edhe më keq. "Unë po luaj pjesën e rikthimit dhe Sting është ende pas kuintave. Ndalojmë dhe më pas fillojmë sërish. Skandal! Grupi i madh ‘Police‘ nuk ka absolutisht lidhje me muzikën".