E Shtunë, 31 Tetor 2026

Unë e mësova me heroinë

Blake Fielder-Civil, ish burri i këngëtares së ndjerë Amy Winehouse, ka deklaruar se ai ka qenë shkaktar që ylli i hitit ‘Back to Black’ të filloj heroinën.


“Më parë ajo nuk ka konsumuar heroinë. Për herë të parë unë i kam ofroar një sasi të konsiderueshme, që më pas i pëlqeu shumë” ka thënë Blake, duke pretenduar se, i ka dhënë “heroinë që ta shpëtoj”.


Amy ka vdekur në vitin 2011, në moshën 27 vjeqare, si pasoj e mbidozës nga një numër medikamentesh, droge dhe alkooli.


Ndërkohë, Blake Fielder-Civil është i martuar, ka dy fëmijë dhe e ka përfunduar rehabilitimin me sukses./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›