Ish-të përndjekurit: Protesta në shtator
Autori i Lajmit: Plarent Shehu
Ministri Bode deklaroi dje se paratë e dëmshpërblimit për ish-të përndjekurit do të shpërndahen vetëm vitin tjetër. Menjëherë pas këtij vendimi kanë reaguar ish-të dënuarit e regjimit komunist.
Sekretari për Integrim i ish-të Burgosurve dhe ish-të Përndjekurve, Besim Ndregjoni i përgjigjet Bodes dhe Qeverisë në një intervistë ekskluzive për gazetën “Ballkan”.
Ndregjoni tha se, e prisnim në gjë të tillë, pasi ka kohë që politika po luan me kapitalin moral të ish-të përndjekurve politikë. Përsa i përket çështjes së listave, që Bode solli si justifikim ai është shprehur se, fajin për këtë e ka gjithë Qeveria, Bode dhe të tërë me radhë.
Ministri Bode ka deklaruar se nuk ka fond për ish-të përndjekurit politikë, si e prisni këtë deklaratë?
Po ne e dimin, nuk është ndonjë gjë e re. Ne e prisnim një gjë të tillë. Këto janë lojëra politike, që bëhen me kapitalin moral të ish-të përndjekurve politikë.
Bode ia hedh fajin për një vendim të tillë Ministrisë së Drejtësisë, e cila nuk ka përpiluar listën e saktë, cili është komenti juaj?
Nuk është ashtu. Faj kanë të gjithë, ka gjithë qeveria, dhe jo vetëm Ministria e Drejtësisë. Bode dhe tërë qeveria pa asnjë përjashtim.
Përsa i përket listave, të cilat do të përpilojë kjo Ministri, çfarë është bërë nga ana e ish-të përndjekurve?
Përsa i përket listave, ato janë atje, statuset po ashtu. Janë mbledhur të gjitha dokumentet në shkallë republike, të kontrolluara këto si nga diktatura e Hoxhës kur na dënonte, pushkatonte, burgoste, internonte dhe përbuzte, po ashtu dhe nga qeveritë postkomuniste. Qeveri që me paturpsinë më të madhe deklarohen sot se vonohen dokumentet. Të gjithë ish-të përndjekurit politikë shqiptarë që nga viti 1993 deri në 1996 kanë grumbulluar të gjithë dokumentacionin për njohjen e statusit të ish-të përndjekurit dhe ju njihet e drejta e dëmshpërblimit, e drejta e integrimit, e drejta e çdo kapitali moral, që ka shoqëria njerëzore për një klasë, e cila përballoi me egërsi të paparë diktaturën e proletariatit.
Cili do të jetë reagimi juaj pas këtij vendimi të ministrit Bode, a do të ketë protesta nga ana ish-të përndjekurve?
Shoqata mbarëkombëtare e Integrimit të ish-të përndjekurve dhe burgosurve politikë, i ka besuar shumë qeverisë, i ka dhën afate, i ka dhën të gjithë dokumentacionin e nevojshëm. Por qeveria as që e ka ndërmend që ne të na jepet dëmshpërblimi. Tani ta kenë të qartë dhe qeveria dhe çdo forcë politike në shqipëri se isht të përndjekurit politikë në shqipëri nuk mund të përdoren më për kapital politikë, dhe per fitoren e ish komunistëve, por do të përdoret vetëm për integrimin e tyre në shoqërinë shqiptare. Padyshim që ne në shtator do të reagojmë për këtë vendim të marrë. Dhe jo vetëm do të reagojm por në mënyrë të tillë ku qeveria do të vihet përballë përgjegjsisë. Përse ka 18 vjet që nuk bëhet integrimi i të përndjekurve politikë? Përse ka 18 vjet që të drejtat dhe liritë e tyre, si fitimtarë të demokracisë dhe lirisë, nuk janë dhënë këto të drejta nga qeveri që kanë marrë votën tonë.
Bode-ish të dënuarve: Paratë vitin tjetër
Ministri i Financave fajëson Ministrinë e Drejtësisë për vonesat
Ish-të përndjekurit politikë do të duhet të presin dhe një vit tjetër për të përfituar paratë e dëmshpërblimit. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Financave, Ridvan Bode, i cili ka fajësuar për vonesat Minsitrinë e Drejtësisë. Sipas tij, ky dikaster nuk ka gati një listë të saktë, për të përllogaritur faturën totale. Bode e bëri deklaratën gjatë prezantimit të bilancit të 7-mujorit, ku tha më tej se fondet mund të destinohen për një sektor tjetër, duke e lënë për në vitin elektoral shpërblimin e kësaj shtrese. Dëmshpërblimi i ish-të përndjekurve politikë, dhe kompensimi financiar e territorial i ish-pronarëve, ishin ndër premtimet elektorale, të maxhorancës në pushtet, por realizimi i tyre u shty për në 2009-tën.
Neni 4
Kriteret për të përfituar dëmshpërblim
Ligji për ish të dënuarit politikë
I dënuari ose familjarët e viktimave të dënuara, të ekzekutuara apo të pushkatuara, për të përfituar dëmshpërblim duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:
a) Të jetë dënuar me dënim kapital, heqje lirie, internim dhe dëbim apo të jetë izoluar në hetuesi ose në një institucion mjekësor psikiatrik, për shkak të një vendimi gjykate të formës së prerë, të një akti administrativ apo të urdhrave të hetuesisë, të dhëna gjatë periudhës 30.11.1944 deri më 1.10.1991.
b) Heqja e lirisë, izolimi në hetuesi apo në një institucion mjekësor psikiatrik, me vendim gjyqësor të formës së prerë apo me urdhër të hetuesisë, të jetë për shkak të një vepre penale politike, siç përcaktohet në nenin 5 të këtij ligji.
c) Të ketë kryer ose të ketë vuajtur dënim penal të padrejtë plotësisht ose pjesërisht.
ç) Të kenë fituar pafajësinë, sipas ligjit nr. 7541, datë 30.09.1991 “Për pafajësinë, amnistinë dhe rehabilitimin e ish-të dënuarve dhe të përndjekurve politikë”, të ndryshuar.
d) Sipas vendimit gjyqësor të formës së prerë, të mos ketë kryer veprime të dëmshme, me pasoja për jetën e shtetasve të tjerë.
100 dosje
janë cilësuar nga Ministria e Drejtësisë si të certifikuara për dëmshpërblim
10 mijë
dosjet e dorëzuara deri tani sipas shoqatave të përndjekurve janë të rregullta
10 mijë
dosje të tjera pritet të dorëzohen për verifikim deri në fund të muajit dhjetor
Ky lajm është publikuar: 04/08/2008