E Diel, 1 Nëntor 2026

Unioni Studentor Evropian monitoron studentet shqiptare

Studentet shqiptare po perfaqesohen ne nivel evropian. Prej tre ditesh, nje delegacion i Unionit Studentor Evropian po zhvillon takime intensive me strukturat e arsimit te larte ne Shqiperi, duke premtuar mbeshtetje e bashkepunim per levizjen studentore ne vendin tone. I shoqeruar nga kryetari i Keshillit Kombetar Studentor, Qamil Dika, delegacioni i ESU eshte pritur nga rektori i Universitetit te Tiranes, Dhori Kule. Gjate takimit u shkembyen nje sere idesh mbi funksionimin e organizmave studentore, bazuar ne eksperiencat evropiane si dhe u njohen me nga afer me realitetin e levizjes studentore ne UT. Ne kete takim, Kule prezantoi prane studenteve evropiane projektin me ambicioz te ketij universiteti, Kampusin Universitar i cili pritet te marre jete se shpejti. Rektori Kule falenderoi studentet per bashkepunimin e tyre ne ndryshimet e bera ne statutin dhe rregulloren e UT. Me pas ky delegacion eshte pritur nga keshilltari i kryeministrit per arsimin, Bardhyl Musai. Ne kete takim, Musai prezantoi reformat e qeverise dhe premtoi mbeshtetje per Keshillin Kombetar Studentore. Nderkaq, Dika ne fjalen e tij kerkoi mbeshtetje me te gjere nga ana e instancave pergjegjese. Solvi Karlson, drejtor i Marredhenieve me Jashte prane ESU ne fjalen e tij, pershendeti punen e deritanishme te KKS, qe sipas tij do te sjelle nje kooperim te vazhdueshem me ESU. Ne fund te takimit, perfaqesuesit e ESU vleresuan zhvillimet pozitive ne fushen e arsimit te larte dhe inkurajuan qe keto zhvillime te mos ndalen. Karlson u shpreh se shume shpejt ESU dhe KKS do te zbatojne projekte konkrete, te cilat do te fuqizojne levizjen studentore ne Shqiperi Gjithashtu, perfaqesuesit e ESU, te shoqeruar nga kreu i Keshillit Kombetar Studentor, vizituan disa universitete publike dhe private ne Shqiperi. Ditet ne vijim, ata do t'i prese ne takim edhe ministri i Arsimit dhe Shkences, Myqerem Tafaj.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›