E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mjeket kineze, asistence per transplantin e palces se kockes

Ministri i Shendetesise, Petrit Vasili ka zhvilluar nje vizite zyrtare ne Kine. Gjate takimeve te zhvilluara, eshte rene dakord per bashkepunim mes dy vendeve ne disa fusha te rendesishme. Ne takimin me ministrin e Shendetesise se Kines, u ra dakord per intensifikimin e metejshem te marredhenieve ne fushen e shendetesise. Ministri Vasili, permendi si te rendesishme zbatimin e nje planveprimi konkret te bashkepunimit ne fushen e shendetesise, per fusha me interes te perbashket. Nderkohe qe u ra dakord per ngritjen e grupeve dypaleshe te punes, te cilet do te propozojne veprime konkrete ne disa fusha prioritare te bashkepunimit, te cilat perfshijne barnat por edhe transplantin e palces se kockes, i cili pritet te realizohet ne vendin tone. Nderkohe gjate nje takimi tek Agjencia e Sigurise se Ushqimeve dhe Barnave, u ra dakord qe te kete bashkepunim te metejshem ne fushen e sigurise se barnave mes te dy vendeve. Se shpejti nje delegacion me eksperte teknike ne fushen e cilesise dhe sigurise se barnave, do te vizitoje Kinen per shkembim eksperience. Me pas, ministri Vasili u takua me autoritet me te larta menaxhuese te mjekesise tradicionale kineze, ku u theksua se do te ishte me interes njohja e kesaj mjekesie ne Shqiperi, si komplementare e mjekesise perendimore si dhe nese do te kete interes te metejshem, te shihet mundesia e edukimit te te rinjve shqiptare ne kete fushe.
Bashkepunimi do te jete ne:
1. Edukimi dhe trajnimet afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata ne sektore prioritare shendetesore si dhe bashkepunimi per njohjen e mjekesise tradicionale kineze dhe pranine e saj ne Shqiperi.
2. Shkembimi i eksperiencave ne fushen e semundjeve te gjakut, si dhe transplantet e palces se kockes.
3. Shkembimi i informacionit shendetesor ne kohe reale, ndermjet dy vendeve per semundjet infektive dhe kronike.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›