E Shtunë, 31 Tetor 2026

Unioni i Gazetarëve, çmime për më të mirët e 2011

Union i gazetarëve të Shqipërisë ndan çmimet “Vangjush Gambeta” për raportin më të mirë ekonomik të botuar gjatë vitit 2011 në median e shtypur, radio dhe TV.

Ndërkohë që u ndanë edhe çmimet e karrierës që ishin për gazetarët Artan Hoxha dhe Aleksandër Furrxhi.

Kreu i Unionit të Gazetarëve të Shqipërisë, Aleksandër Çipa deklaroi në fjalën e mbajtur me këtë rast se këto vlerësime bëhen me synimin e motivimit të një cilësie të re në gazetarinë ekonomike.

Në cerominë e shpërndarjes së çmimeve merrte pjesë Ministri i Ekonomisë si dhe një sërë përfaqësuesish të biznesit.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›