Rrugët që do ndërtohen e rindërtohen për 2012-ën
27/12/2011 Projektbuxheti i Tiranës. Detajimet për 52 rrugët që do ndërtohen në të 11 njësitë bashkiake
Investimet në infrastrukturën rrugore të kryeqytetit përbëjnë një nga zërat më të rëndësishëm të fondeve të detajuara në projektbuxhetin e Tiranës për vitin 2012, i cili gjatë ditës së nesërme do të kalojë për miratim në mbledhjen e këshillit bashkiak. Për të gjitha njësitë bashkiake është menduar që të ndërtohen e rikonstruktohen rreth 52 rrugë kryesore, por nuk do të mbeten pas as rrugët brenda blloqeve të banimit. Në tabelën bashkëngjitur shkrimit do të gjeni të detajuara të gjitha parashikimet e përcaktuara në buxhet për ndërtimin e rikonstruksionin e rrugëve në 11 njësitë bashkiake të kryeqytetit. Kostoja e parashikuar për realizimin e këtyre rrugëve në buxhet kap vlerën 1 160 262 038 lekë. Sipas detajimeve të bëra në projektbuxhet, konfirmohet se rreth 50 për qind e investimeve që parashikohen të realizohen duke nisur nga viti i ardhshëm në të gjitha lagjet e kryeqytetit do të jenë tërësisht të reja. Ndërkohë pjesa e mbetur do të konsistojë në rikonstruksionin dhe vijimin e projekteve ekzistuese. “Konkretisht bashkia e Tiranës ka parashikuar të ndërtojë dhe rindërtojë 52 rrugë në 11 njësitë bashkiake vetëm për vitin 2012, me një kosto totale 1 160 262 038 lekë. Ndërtimi i rrugëve të reja do të rrisë kapacitetet e rrjetit rrugor me 4%”, detajohet në buxhet. Po sipas këtyre përcaktimeve, bëhet me dije se për ndërtimin e rrugëve të reja shpejtësia e projektimit në qendrat urbane është deri në 40 km/orë dhe për korsitë e dedikuara për autobusë 25 km/orë. Përcaktimi i këtyre korsive realizohet sipas Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë. Gjithsej buxheti parashikon ndërtimin e rreth 65 000 metra katrorë rrugë, prej të cilave 33 000 metra katrorë do të jenë rrugë tërësisht të reja. Po ashtu parashikohet rikonstruksioni i rreth 153 000 metra katrorë rrugë ekzistuese. “Buxheti synon zhvillimin e një rrjeti të transportit rrugor, pa bllokime e ndërprerje, që do të përmirësojë lëvizjen e njerëzve e mallrave urbane si dhe eksesin ndaj shërbimeve.”
Lista e Plotë e rrugëve për të 11 njësitë bashkiake të Tiranës
Njësia bashkiake nr. 1
- Ndërtimi i urës në Shkozë, me gjatësi 20 m si pasojë e rritjes së ndjeshme të trafikut.
- Rikonstruksioni i rrugës “Agush Gjergjevica” (Shkozë)
- Rikonstruksioni i rrugës “Pasho Hysa”, me gjatësi 1130 ml, e cila lidh rrugën “Ali Demi” me rrugën “Budi”.
- Ndërtimi i segmentit nga vazhdimi i rrugës “H. Sufa” deri te materniteti i ri.
Rrugë jo ekzistuese, parashikon ngritjen e vendkalimeve të sigurta për këmbësorët, sinjalistikë e konpletuar dhe parkim. Shtimi i një aksi të ri rruge për një zonë të rëndësishme banimi, që lidh rrugën “Ali Demi” me urën te Bërryli.
Njësia bashkiake nr. 2
- Ndërtimi i bulevardit “P.N. Luarasi”, që është me gjatësi 920 ml dhe lidh bulevardin “B. Curri” me tregun elektrik.
- Ndërtimi i rrugëve “Arben Broci”, “Gramoz Pashko” dhe “Dajti”.
- Ndërtimi i rrugës “Bajram Allaraj”, me gjatësi 650 ml. Ekziston projekti dhe parashikon rikonstruksionin e thellë, ndërrimin e shtresave rrugore të reja, rikonstruksionin e trotuareve, nëninfrastrukturën rrugore (ujësjellës, kanalizime të ujërave të bardha dhe të zeza) dhe ndriçim rrugor.
Rikonstruksioni i rrugës “28 Nëntori”, me gjatësi 290 ml, që lidh rrugën “Luigj Gurakuqi” me rrugën “Xhorxh Ë. Bush”.
Njësia bashkiake nr. 3
- Rikonstruksioni i rrugës “Odhise Grillo”, me gjatësi 210 ml, që shtrihet në njësinë bashkiake nr. 1. Është rrugë jashtë kushteve teknike, e paasfaltuar, pa trotuare. Rikonstruksioni i kësaj rruge lidh dy zona të rëndësishme nga pikëpamja e trafikut: “Kodrën e Priftit” me atë të Unazës ekzistuese (ura e Bërrylit). Pas përfundimit të rikonstruksinit synohet të arrihet një rrugë me gjerësi 9 m dhe trotuare nga 2 m në secilën anë si vendkalime të sigurta për këmbësorët, sinjalistikë e kompletuar, parkim.
- Rikonstruksioni i rrugës “Endri Keko”, me gjatësi 434 ml.
- Rikonstruksioni i rrugës “Bajram Çela”, me gjatësi 100 ml.
Njësia bashkiake nr. 4
- Ndërtimi i rrugës “Kahreman Ylli”, me gjatësi 500 ml, që lidh rrugën “Aleksandër Moisiu” me rrugën “Hysen Gjura”.
- Rikonstruksioni i rrugës “Teki Selenica”, me gjatësi 1000 ml, shtrihet në njësinë bashkiake nr. 4 dhe lidh rrugën “Myslym Keta” në drejtim të një blloku banimi me kushte minimale jetese.
- Ndërtimi i rrugës që lidh rrugën “5 Maji” me rrugën “Selaudin Zorba”.
Njësia bashkiake nr. 5
- Rikonstruksioni i rrugës “Brigada Vlll”. Kjo rrugë është me gjatësi 340 ml dhe lidh rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit” me rrugën “Sami Frashëri”.
- Ndërtimi i Rrugës së Kosovarëve. Kjo rrugë është me gjatësi 600 ml dhe lidh rrugën “Liman Kaba me rrugën “Sami Frashëri” (poshtë digës së Liqenit Artificial).
-Rikonstruksioni i rrugës “Pjetër Bogdani”, me gjatësi 550 ml, që lidh rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit” me rrugën “Gjikë Kuqali”.
- Rikonstruksioni i rrugës “Qemal Butka”, me gjatësi 417 m, që lidh dy zona të rëndësishme nga pikëpamja e trafikut: Selitën me segmentin e ri të unazës së madhe.
- Rikonstruksioni i rrugës “Ilia Dilo Sheqeri”, me gjatësi 318 m, që lidh dy zona dy zona të rëndësishme nga pikëpamja e trafikut: Selitën me segmentin e ri të unazës së madhe.
- Ndërtimi i rrugës “Marko Boçari”.
- Ndërtimi i rrugës “Robert Shvarc”.
Njësia bashkiake nr. 6
- Rikonstruksioni i rrugës “Fabrika e Qelqit”, me gjatësi 540 ml, që lidh rrugën “Llazi Miho” me territorin e komunës së Kasharit.
- Rikonstruksioni i rrugës “Hamdi Cenoimeri”, me gjatësi 900 ml, që lidh rrugën “Llazi Miho” me territorin e komunës së Vaqarrit.
- Rikonstruksioni i rrugës “Llambi Ziçishti”, me gjatësi 320 ml, që lidh rrugën “Lluka Perona” me rrugën “Texhedin Baholli”.
Njësia bashkiake nr. 7
- Rikonstruksioni i rrugës “Mic Sokoli”, me gjatësi 230 ml, që lidh rrugën “Ali Kolonja” me rrugën “Studenti”.
- Rikonstruksioni i rrugës “Preng Jakova”, me gjatësi 200 ml, që lidh rrugën “Ali Kolonja” me godinën e Institutit të Fizkulturës.
- Rikonstruksion i rrugës “ Viktor Hygo”, me gjatësi 220 ml, që lidh rrugën “Vëllezërit Manastirliu” me rrugën “Skënderbeu”.
Njësia bashkiake nr. 8
-Rikonstruksion trotuare dhe ndriçim i Rrugës së Dibrës”.
- Rikonstruksion i rrugës “Gjon Buzuku”, me gjatësi 350 ml, që lidh Rrugën e Dibrës me rrugën “Ferit Xhajko”.
-Rikonstruksion i rrugës “Xhemal Tafaj”, me gjatësi 350 ml, që lidh rrugën “Tafaj” me rrugën “Musa Maçi”.
- Rikonstruksioni i rrugës “Pandi Stillu”, me gjatësi 100 ml.
- Asfaltimi i rrugëve të brendshme të Bllokut, e kufizuar nga Rruga e Dibrës, rruga “Bardhyl” dhe “Katër Dëshmorët”.
- Degëzimi i rrugës “5 Maji”.
Kjo rrugë është degëzim i rrugës “5 Maji”, parashikon rikonstruksionin e thellë, ndërrimin e shtresave rrugore të reja, rikonstruksionin e trotuareve, nëninfrastrukturën rrugore (ujësjellës, kanalizime të ujërave të bardha dhe të zeza) dhe ndriçim rrugor. -Degëzime të rrugës “Ibrahim Buzhiqi”, me gjatësi 250 ml, është një degëzim i Rrugës së Dibrës.
Njësia bashkiake nr. 9
- Rikonstruksioni i rrugës "Llazar Shapatini", me gjatësi 550 ml dhe lidh rrugën "Azem Galica" me rrugën "Reshit Maloku".
- Rikonstruksioni i rrugës "Isuf Balta", me gjatësi 340 ml dhe lidh rrugën "Jordan Misja" me rrugën "Vangjel Gjikondi".
- Trotuaret e krahut të djathtë në rrugën "Don Bosko".
- Trotuaret e rrugës "Siri Kodra".
- Ndërtimi i segmentit nga kryqëzimi, ish-kombinati "Josif Pashko" deri te ish-uzina “Dinamo” e re.
- Ndërtimi i rrugës te Filanto.
- Ndërtimi i segmentit nga fillimi i rrugës "Mahmut Fortuzi", ndërprerja me unazën,
segmenti fundor i rrugës “Mahmut Fortuzi” (aktualisht shkallë), e paasfaltuar, pa trotuare.
Njësia bashkiake nr. 10
- Rikonstruksioni i rrugës "Bogdani", me gjatësi 310 ml dhe lidh Rrugën e Kavajës" me Rrugën e Durrësit.
- Rikonstruksioni i rrugës "Islam Alia", me gjatësi 342 ml dhe lidh Rruga e Kavajas me rrugën "Myslym Shyri".
- Rikonstruksioni i rrugës "Mujo Ulqinaku", me gjatësi 273 ml dhe lidh Rrugën e Kavajës me rrugën "Besim Imami".
- Rikonstruksioni i rrugës "Him Kolli", me gjatësi 290 ml dhe lidh Rrugën e Kavajës me rrugën "Besim Imami".
- Rikonstruksioni i rrugës "Gjon Muzaka".
- Rikonstruksioni i rrugës "Mine Peza".
-Rikonstruksioni i rrugës "Mihal Duri".
-Rikonstruksioni i rrugës "Hajdar Hidi".
Njësia bashkiake nr. 11
-Ndërtimi i rrugës që lidh rrugën "Don Bosko" me rrugën "Egnatia"
- Unaza në Kodër-Kamëz, me gjatësi rreth 1300 ml.
- Rruga lidhëse midis rrugës "Elez Isufi" dhe rrugës "All Gjuzi".