Çdo ushqim në tregjet e kryeqytetit me etiketë
27/12/2011 Nga janari i vitit 2012
Duke nisur nga janari i 2012-s, të gjitha produktet që do të shiten në tregjet e kryeqytetit do të shoqërohen me etikën specifike që detajon origjinën dhe çmimin e produktit. Gjatë inspektimeve të kryera dje në tregjet e kryeqytetit, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Edmond Panariti bëri të ditur se duke nisur nga viti i ardhshëm do të hartohet një etiketë tip (format), e cila do të përmbajë krahas çmimit dhe artikullin ushqimor të cilit i referohet ky çmim, cilësinë dhe vendin e origjinës. Kjo etiketë tip do të përdoret për të shmangur abuzimet me çmimet që janë bërë ndër vite. Panariti ka konfirmuar se në këtë mënyrë nuk do të lejohet që çmimet të afishohen më me kartonë dosido, sikundër ka ndodhur deri më sot. “Konsumatori dëshiron të dijë edhe prejardhjen e produktit, pra është produkt vendi apo importi. Kjo i shërben pa dyshim jo vetëm transparencës ndaj konsumatorit, ndaj blerësit, por i shërben pa dyshim edhe gjurmueshmërisë së produktit. Nesër, pasnesër çdo problem që ky produkt mund të ketë në raport me konsumatorin, dihet edhe vendi i origjinës, dhe kjo i shërben natyrisht edhe Inspektoratit për të monitoruar dhe gjurmuar burimin e problemit, nëse ai do të ekzistojë”, - ka deklaruar Panariti. I gjithë ky proces do të disiplinohet nga Bashkia e Tiranës, e cila tashmë ka nisur punën për hartimin e etiketës tip, me të cilën do të pajisen tregjet. Kjo do të jetë e detyrueshme për të gjitha qendrat që tregtojnë produkte ushqimore duke filluar nga viti që vjen. “Natyrisht, për këtë periudhë që ne i referohemi, objektivi ynë kryesor ka qenë që çmimet të jenë transparente dhe të monitorohen, në mënyrë që të mos lëmë asnjë shteg për abuzuesit. Mbrojtja e konsumatorit është prioritet absolut i Bashkisë së Tiranës”, - ka deklaruar Panariti. Më tej ai ka shtuar se mbrojtja e konsumatorit nga abuzimi me çmimin e mallit nuk është vetëm një fushatë, por do të jetë e miroganizuar dhe e strukturuar.