E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Klubi Diplomatik”, dhurata për “Urdhërin e Misionareve”

"Në shërbim të njerëzve në nevojë", ka qënë kjo nisma më e fundit e ndërmarrë nga grupi diplomatik "Mirëseerdhët në Tiranë", që kryesohet nga bashkëshortja e Kryeministrit Liri Berisha, ambasadorja e Egjiptit etj. Me rastin e festës së Vitit të Ri ata kanë dhënë dhurata dhe embëlsira për gratë e moshuara, të cilat janë të strehuara në shtëpinë e urdhërit të misionerëve të Nënë Terezës.
 

Gratë e diplomatëve vizituan edhe gratë e moshuara, të cilat nuk munden të ishin pjesë e festës, për shkak të kushteve të rënduara shëndetësore.
 

Kjo shtëpi është e para, e cila është themeluar nga misionarja Nënë tereza, në vitin 1991, ajo u jep ndihmë dhe strehim 40 të moshuarve të braktisur si dhe me aftësi të kufizuar. Katër herë në javë motrat e Nënë Terezës u servirin ushqim të ngrohtë edhe personave në vështirësi ekonomike.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›