Tiranë, Arvizu darkon më Ramën
TIRANE-Ambasadori amerikan Alexandër Arvizu dhe Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama janë takuar sot pasdite dhe po darkojnë në një nga restorantet në kryeqytet.
Burime për TvNews24 bënë të ditur se Arvizu dhe Rama së bashku me bashkëshortet përkatëse janë takuar tek një nga lokalet pranë stadiumit ‘Dinamo’.
Besohet se dy personalitetet të bisedojnë gjatë darkës në ambientet e restorantit dhe për zgjedhjen e Presidentit dhe cështje të tjera në nxehta të skenës politike shqiptare.
Vetë ambasadori amerikan pak ditë më parë në një prononcim për shtyp theksoi se për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit do të ketë shumë dreka e darka mes personazheve të politikës.
(d.b/BalkanWeb)