“Akcizat”, Komuniteti i Biznesit kundër dispozitave të pr/ligjit
TIRANE – Sipërmarrja ka kundërshtuar në Këshillin Konsultativ të Biznesit dispozitat ligjore për projekt/ligjin e akcizave, pasi nuk zgjidh problemin e parapagimit të akcizës dhe atë të vendosjes së garancisë bankare.
“Një parapagim impenjonte në një masë të konsiderueshme financiarisht operatorët e sektorit, duke u vështirësuar aktivitetin. Është një garanci që duhet të shkonte në një vlerë prej disa miliona dollarësh. Është një impenjim financiar shumë i vështirë, disa herë edhe i pamundur për operatorët e sektorit.”-deklaroi përfaqësuesi i biznesit, Luan Leka.
“Dispozitat nuk kanë bërë asnjë reflektim të vërejtjeve që ka bërë biznesi, për sa i përket dy çështjeve shumë të rëndësishme dhe shumë të debatueshme. Së pari garancia e akcizës dhe së dyti mënyra e parapagimit të akcizës. I bëj thirrje qeverisë të rishikojë me shumë përgjegjësi këtë ligj. Nuk bëhet fjalë për ti krijuar privilegje sipërmarrjes, as kushte lehtësuese, fjala është mos rëndohet më shumë biznesi.”-u shpreh president i BiznesAlbania, Luan Bregasi.
Biznesi ka kundërshtuar edhe ndryshimin në ligjin për tatimin mbi të ardhurat, ku parashikohet që të parapaguhet tatimi mbi fitimin për një periudhë tremujore.
“Tatimi mbi fitimin lind kur realizohet fitimi. Problemi qëndron që ne kemi kundërshtuar parapagimin tremujor, që është një kosto e re për sipërmarrjen private dhe biznesin privat.”- deklaroi Bregasi.
Ndryshimi i propozuar nga Ministria e Financave në ligjin për tatimin mbi të ardhurat u kundërshtua pak ditë më parë edhe nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës.
(er.nu/news24/BalkanWeb)