Gjykata e Krimeve të Rënda, arrest me burg për 8 inspektorët
Gjykata e krimeve të rënda ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për tetë inspektorët e METE. Arrestimi i tetë zyrtarëve të drejtorisë së Metrologjisë u bë ditën e djeshme nga policia e Tiranës përmes operacionit të koduar "Kalibrimi" duke u vendosur pranga që nga zv.drejtori e deri të inspektori të cilët kishin abuzuar me detyrën. Mbi të ndaluarit rëndon akuza për korrupsion dhe lista emërore vijon si më poshtë:
-Moisi Musabelliu
-Roland Çelmeta
-Armand Xhika
-Kristaq Thanasi
-Sokol Lami
-Hetem Basho
-Agron Damzi
-Armand Shuaipi
Policia e Tiranës njoftoi dje se pas 7 muaj të gjata hetimesh ka rezultuar se zyrtarët kryenin kalibrime fiktive të :
Depozitave, Distributorëve, autoboteve të karburanteve dhe gazit, Peshore të llojeve të ndryshme të supermarketeve, lokaleve, furrave të bukës, dyqaneve të argjendarive, mallrave të paketuar si dhe taksimetrat. Pasi merrnin paratë e kolaudimit apo kalibrimit të njësive të peshëmatjes, një pjesë të konsiderueshme të ardhurash nuk i kalonin në arkën e shtetit.
Po ashtu, në shumën e rasteve nuk u jepnin subjekteve të ndryshme faturat e Tvsh -së si dhe duke u kërkuar ryshfet subjekteve të ndryshme për të bërë kalibimin apo kolaudimin e njësive të peshëmatjes. Gjithashtu, duke bërë kalibrimin apo kolaudimin fiktiv në peshoret e furrave të bukës, subjektet trëgëtare përfitonin duke shitur bukën nën peshën reale. Po ashtu, edhe në supermarkete dhe subjekte të tjera tregëtare, dyshohet se bënin kolaudimin fiktiv në peshoret e këtyre subjekteve.