Unioni per Cilesine e Jetes aktivitete per te moshuarit

Tirane 3 tetor NOA - Unioni Shqiptar per Cilesine e Jetes filloi sot ne Tirane nje fushate veprimtarish ne mbeshtetje te te moshuarve ne Shqiperi ne kuader te Javes Boterore kushtuar Moshes se Trete.
Fushata e titulluar Ju Jeni Te Shtrenjte Per Ne do te filloje sot me nje dite ne Shtepine e Pleqve ne Tirane.
Pervec vizitave te nje numri personalitetesh ndihmes konkrete ndaj te moshuarve organizatoret do te ndajne edhe shume dhurata te dobishme per banoret e shtepise se pleqve.
Fushata do te vazhdoje me nismen sociale Duke Firmosur Epoken Time e cila synon te realizoje nje produkt artistik qe do te perdoret per te ngritur fonde ne mbeshtetje te kesaj grupmoshe.
Me tej Unioni Shqiptar i Cilesise se Jetes do te mbaje edhe nje takim te zgjeruar me institucionet qe jane pergjegjese ne Shqiperi per moshen e trete.
Fushata do te mbyllet me date 7 tetor me veprimtarine Me Jep Nje Perqafim e cila do te realizohet ne Tirane.
Kryetari i Unionit Shqiptar per Cilesine e Jetes Edmond Stojku tha se eshte krenar qe organizata e tij eshte e para qe nismon ne Shqiperi praktiken e zbatimit te pergjegjesive sociale.
Per here te pare nje union organizatash te shoqerise civile po nismon ne vend kulturen e re te promovimit te pergjegjesive sociale ndersa ne permbushim kesisoj edhe objektivat tona krah per krah me sektorin privat sqaron ai.
Njekohesisht ne kemi shprese se qeveria do te zgjeroje mundesite qe sektori privat te mbeshtese aktivitete me dobi sociale dhe te perkrahe kete prirje qe deshmon maturi dhe seriozitet - nga ata si donatore dhe nga ne si shoqata zbatuese te projekteve te ndihmes konkrete tha presidenti i ALQU Edmond Stojku.
n.e/NOA