Niset kontingjenti VI i komandove ne Bosnje-Hercegovine
Tirane 4 tetor NOA - Ne mjediset e brigades logjistike u zhvillua ceremonia e percjelljes se kontigjentit te VI paqeruajtes per ne Bosnje-Hercegovine.
Ne te merrnin pjese zv/ministri i Mbrojtjes Arjan Starova zv/shefi i Shtabit te Pergjithshem gjeneral-bigade Sander Lleshi komandantii Forcave Tokesore gjeneral Brigade Viktor Berdaj familjare etj.
Ne fjalen e rastit gjeneral Xhemal Gjunkshi theksoi kontributin e rendesishem qe kontigjentet e meparshme te Qendres se Asgjesimit te Municioneve efektivat e te ciles kane sherbyer ne kuader te Misionit te BE Althea ne Bosnje-Hercegovine kane dhene ne eleminimin e pasojave te konfliktit ne ish-Jugosllavi.
Ndersa zv/ministri i Mbrojtjes Arjan Starova e siguroi efektivin per mbeshtetjen e kujdesin e vazhdueshem qe ministria e Mbrojtjes dhe qeveria shqiptare do tju afrojne atyre dhe familjeve te tyre.
Pjesemarrja e kontigjentit tone ne Bosnje-Hercegovine eshte nje tjeter tregues i rritjes se pandalshme te kapaciteteve tona por edhe i bashkepunimit ne kuadrin ushtarak me Bashkimin Europian duke treguar qarte aftesite e vendit tone per nje integrim sa me te shpejte ne familjen europiane. Eksperienca e cmuar qe ju keni fituar prej me shume se dhjete vitesh ne kete proces sa te rrezikshem por dhe kaq fisnik e njerezor perkushtimi dhe profesionalizmi i larte qe keni treguar do te bindnin edhe individin me skeptik se ju do te realizoni nje tjeter mision te sukseshem nje tjeter perfaqesim dinjitoz te forcave tona te armatosura te gjithe Shqiperise u shpreh ai.
n.e/NOA