Rama vendoreve Pergatituni per protesta sipermarrja ne drame ekonomike
Tirane 4 tetor NOA Update - Kryetari i Bashkise se Tiranes Edi Rama shfrytezoi sot mbledhjen e shoqatave per autonomine vendore per ti bere thirrje drejtuesve te komunave dhe bashkive te drejtuara nga socialistet qe te nisin pergatitjen per mbeshtetjen e protestave per rrezimin e qeverise protesta qe do te nisin shume shpejt ne vend.
shte koha qe komunat dhe bashkite te mbrojne te drejtat e qytetareve. Duhet te angazhohemi ne levizje me protesta ne te gjithe vendin per kete drame qe po kalon e gjithe sipermarrja deklaroi kryebashkiaku dhe njeheresh kryetari i Partise Socialiste Edi Rama.
Gjate mbledhjes me shoqatat e autonomise vendore kryebashkiaku Rama theksoi se kriza ekonomike ka ndikuar drejtpersedrejti tek biznesi i vogel dhe ne uljen e te ardhurave per pushtetin vendor duke i vene keto ne veshtiresi te medha ekonomike.
Dua te ve theksin se ne keto 5 vjet sistemi yne fiskal ka ndryshuar 60 here ne teresi dhe kategoria me e goditur gjate gjithe kesaj kohe ka qene biznesi i vogel. Vihen re boshlleqe te medha ne marredheniet mes sipermarrjes dhe shtetit. Dhe goditja ndaj biznesit te vogel ka ndikuar drejtperdrejt ne pushtetin vendor konkretisht ne zbrazjen e arkes nenvizoi kreu i Bashkise se Tiranes.
Ne kete kontekst zoti Rama akuzoi qeverine Berisha per refuzimin qe ajo i ben pranimit te krizes ekonomike qe po kalon vendi nje krize e ulur kembekryq tek cdo familje shqiptare.
Rama beri me dije se goditja ndaj biznesit te vogel eshte goditje per ekonomine shqiptare dhe qeveria fsheh krizen pas propagandes se mrekullive ne nje kohe kur gjendja ekonomike e vendit dhe familjeve shqiptare po rendohet gjithnje e me shume.
Por kryebashkiaku Edi Rama foli ne kete takim edhe per vendosjen e kasave fiskale duke e cilesuar kete proces si nje proces me fitime kolosale per oborrin qeveritar pikerisht nga shitja shtrenjte e kasave nje shitje qe po behet ne kurriz te biznesit te vogel.
Rama beri thirrje se eshte domosdoshme eshte qe te mbrohet misioni per zhvillimin e vendit nje mision per te qene sa me prane qytetareve dhe sipermarrjes se tyre te vogel.
i.t/NOA