E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusi, rrëzohet aeroplani ushtarak, 11 të vdekur

Raportohet se nga rrëzimi i një aeroplani ushtarak transportues rus, të tipit Antonov, në rajonin Tula, në jug të Moskës, kanë vdekur të paktën 11 anëtarë të ekuipazhit.

Agjencitë ruse të lajmeve, duke u mbështetur në ministrinë e mbrojtjes, raportojnë se aeroplani po fluturonte nga qyteti Voronezh për në Tver, kur u zhduk nga radarët, mbrëmë rreth orës 21:30, sipas kohës së Moskës.

Zyrtarët kanë thënë se të 11 anëtarët e ekuipazhit e kanë humbur jetën.

Nuk janë dhënë shkaqet eventuale të përplasjes.

Aeroplani gjigant An-22 përdoret për transportimin e trupave dhe të pajisjeve të rënda ushtarake, siç janë makinat e blinduara.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›