Algjeri, rebelët vrasin 24 policë
Njëzet e katër policë paraushtarakë algjerianë u vranë nga rebelët gjatë një prite kundër autokolonës së tyre. Lajmi bëhet i ditur nga gazeta lokale "Echorouk", e cila thotë se "sulmi ndodhi mes zonave të banuara El Meher dhe El Mansourah, rreth 180 kilometra në lindje të Algjerit".
Gazeta citon burime lokale të sigurisë si dhe dëshmitarë të rastit, ndërkohë që autoritetet zyrtare nuk e kanë konfirmuar ende këtë ngjarje.
Gazeta citon burime lokale të sigurisë si dhe dëshmitarë të rastit, ndërkohë që autoritetet zyrtare nuk e kanë konfirmuar ende këtë ngjarje.