E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusi, reja e tymit anullon fluturimet në aeroportin e Domodevo-s

Fluturimet në aeroportet e Moskës janë ndërprenë të dielën nga tymi që ka mbuluar kryeqytetin. Aeroporti ndërkombëtar i Domodevo-s, i cili ndodhet 40 km larg në jug të Moskës , është mbuluar dendur nga reja e tymit. 26 fluturime janë ndërprerë si pasojë e situatës së krijuar. "Nga të gjitha aeroportet e Moskës, ne jemi aeroporti më pranë zjarreve në jug dhe në juglindje të kryeqytetit. Ndërprerja e fluturimeve në aeroport, u bë për shkak të shikueshmërisë së kufizuar," tha drejtori i aeroportit të Domodevo-s, Vyacheslav Nekrasov.
Punonjësit e aeroportit ndërkombëtar kanë shpërndarë ujë në mesin e udhëtarëve të bllokuar. "Ne arritëm vonë nga Minvody dhe humbëm fluturimin për në Vladivostok. Tani ne duhet të presim që të fluturojmë pas 24 orësh," tha Galina, e cila humbi fluturimin e saj dhe u detyrua të kalonte natën në aeroport.
Një re e madhe tymi ka mbuluar kryeqytetin për disa ditë me radhë. Temperaturat në Moskë të dielën arritën në 34.7 gradë celsius, duke thyer rekord për të gjashtën herë në muajin gusht. Ministria e Emergjencës tha të dielën se zonat e pyjeve në rajonin e Moskës janë trefishuar që nga dita e premte, duke arritur në 210 hektarë sipërfaqe.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›