Guardiola: Ka mbetur vetëm edhe Cesc

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, e ka bërë të qartë se ai e dëshiron me ngulm mesfushorin e Arsenalit, Cesc Fabregas, para mbylljes së afatit kalimtar veror.
Kampioni i Spanjës dhe Evropës qe një kohë të gjatë është në kërkim të kapitenit të Topçinjve, i cili kushton 45 milionë euro, ndërsa fjalët e Guardiolas tregojnë se Blaugranët do të gjejnë mënyra për ta transferuar atë.
“Ka mbetur edhe një transferim për t`u bërë dhe ju e dini të gjithë se kush është ai”, ka thënë Guardiola.