E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vucinic i bashkohet Juventusit

Juventusi ka transferuar Mirko Vucinicin, për shumën prej 15 milionë eurosh. Përmes një komunikate për media, “Zonja e Vjetër” ka konfirmuar se malazezi ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me klubin nga Torino.
Kohët e fundit 27-vjeçari është lidhur me një kalim te Tottenham Hotspur, mirëpo Bianconerët vepruan shpejtë për të siguruar nënshkrimin e tij.
“Klubi Futbollistik i Juventusit njofton se e ka përsosur marrëveshjen me A.S. Romën për transferimin përhershëm dhe të drejtat sportive për futbollistin Mirko Vucinic. Vlera e kontratës prej 15 milionë eurosh do të paguhet gjatë tri sezoneve (të ardhshme)”, thuhet në komunikatën e Juventusit.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›