Universitet, lista e fituesve të fundit
02/12/2009 Afatet e regjistrimeve përfundimtare për të gjitha programet
Shpallen fituesit e fazës së fundit për pranimet në universitete për sistemin e ditës.
Pas rishikimit të pikëve dhe preferencave të përzgjedhura nga kandidatët nëpërmjet formularit A-4, është bërë dhe renditja e fituesve sipas vendeve të mbetura bosh në fakultete. Këto lista tashmë janë publikuar në vende të dukshme pranë çdo fakulteti, ku do të hapet procedura e regjistrimit. Sipas udhëzimit të hartuar nga Ministria e Arsimit mbi procesin e regjistrimeve, përcaktohet se regjistrimi i kandidatëve fitues bëhet pranë sekretarive mësimore të institucioneve publike të arsimit të lartë në datat 2 deri më 5 dhjetor 2009 nga ora 8:00 deri në orën 16:00. Për regjistrim kandidati të dorëzojë dosjen individuale me këto dokumente origjinale: dëftesë pjekurie (në mungesë, vërtetim note me fotografi, të nënshkruar nga drejtori i shkollës e nga drejtori i drejtorisë arsimore rajonale ose drejtori i zyrës arsimore, si edhe dokument të lëshuar nga Arkivi i Shtetit; dokument identifikimi: kartë identiteti, pasaportë dhe fotokopje të tij (në dosje të mbahet vetëm fotokopja e dokumentit të identifikimit, në mungesë të tyre, kandidati dorëzon certifikatë personale me fotografi); 2 fotografi, mandat arkëtimi i tarifës së regjistrimit prej 1500 lekë. Këta kandidatë të evidentohen edhe në lista të veçanta nga sekretaritë mësimore të çdo fakulteti, të cilat dërgohen në Ministrinë e Arsimit dhe të Shkencës. Pas verifikimit të bërë nga Ministria e Arsimit, bëhet regjistrimi përfundimtar. Më poshtë do të gjeni të plotë listën me emrat e kandidatëve që janë shpallur fitues në fazën e katërt për të gjitha degët e universiteteve publike.
*Lista e plotë gjendet në numrin e sotëm të "Metropol"