Universitetet, 28 mijë maturantë në garën e pranimeve
30/04/2010 Notat e provimeve të detyruara nuk kanë të njëjtën peshë në llogaritjen e rezultatit final për fituesit e 2010-ës
Rreth 28 mijë maturantë do të konkurrojnë gjatë këtij viti për të fituar të drejtën e ndjekjes së studimeve të larta në universitetet publike. Pas mbledhjes së të dhënave të grumbulluara nga plotësimi i dy formularëve A-1 dhe A-1Z, rezulton se në rang vendi kanë aplikuar për të marrë pjesë në dy provimet me zgjedhje 28 mijë maturantë, duke përfshirë këtu edhe kandidatët që kanë mbaruar shkollën e mesme para 2010-s, por që nuk figurojnë të regjistruar në asnjë nga shkollat e larta. Pavarësisht rritjes së kërkesës për studime të larta, edhe këtë vit kuotat e pranimeve do të jenë të kufizuara përballë fluksit të regjistruar. Shkak për këtë bëhet mungesa e ambienteve dhe e kapaciteteve akademike të vetë institucioneve publike për të pritur një numër të lartë studentësh. Megjithatë, edhe pse kuotat nuk janë miratuar zyrtarisht për të gjitha universitetet, pohohet se më shumë se gjysma e aplikuesve do të kenë mundësinë të sistemohen në fakultetet përkatëse. Pjesa dërrmuese do të akomodohen pranë Universitetit të Tiranës, për të cilin janë propozuar si vende pranimi rreth 7 mijë kuota të shpërndara sipas degëve. Megjithatë, në përzgjedhjen e fituesve një rol të rëndësishëm do të luajë edhe nota që nxënësit do të marrin në dy provimet e detyruara: atë të matematikës dhe gjuhë letërsisë. Kjo përqindje do të jetë e ndryshme në varësi të llojit të shkollë së mesme. Kështu, në përllogaritjen e rezultatit final për shkollat e mesme të përgjithshme, qoftë të profilit shoqëror, qoftë atij natyror të katër notat e provimeve si për lëndët e detyruara, ashtu dhe ato me zgjedhje do të vlerësohen me 20 për qind. Ndërsa për shkollat e arsimit profesional kjo përqindje do të jetë e ndryshme. Konkretisht për shkollat profesionale dhe socialkulturore ndarja do të jetë si më poshtë:
Në shkollat profesionale: letërsia 15 për qind dhe matematika 25 për qind. Në shkollat social kulturore: letërsia dhe gjuha shqipe 25 për qind dhe matematika 15 për qind. Në shkollat pedagogjike: letërsia dhe gjuha shqipe 20 për qind dhe matematika 20 për qind. Notat e dy provimeve të detyruara do të hidhen në dëftesën e pjekurisë, që do të lëshohet për zyrtarizmin e mbarimit të shkollës së mesme.
Gjithashtu rregullorja përcakton se kanë të drejtë të kandidojnë për të vazhduar studimet në institucionet e arsimit të lartë publik vetëm nxënësit që vlerësohen kalues në të katër provimet.
Përqindja e notave të provimeve të detyruara (D1 dhe D2)
Për drejtimin shoqëror, të përgjithshëm apo natyror
letërsia dhe gjuha shqipe 20%, matematika 20%
Për shkollat profesionale dhe social kulturore:
a) Në shkollat profesionale: letërsia 15%, matematika 25%.
b) Në shkollat social kulturore: letërsia dhe gjuha shqipe 25%, matematika 15%.
c) Në shkollat pedagogjike: letërsia dhe gjuha shqipe 20%, matematika 20%.
Afatet për hartimin e tezave finale:
Letërsia 25 maj–1 qershor 2010.
Matematika - 8 qershor–15 qershor 2010.
Provimet me zgjedhje 23 qershor–30 qershor 2010