E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grindet me të ëmën për internet, vetëvritet 15-vjeçarja

30/04/2010 Një 17-vjeçar helmohet pa dashje me spërkatës bimësh

BERAT-Është larguar nga shtëpia deri në qendër të fshatit për të komunikuar on-line në internet, por kjo e fundit i ka kushtuar jetën 15-vjeçares. Shkak për humbjen e jetës në mënyrë tragjike të adoleshentes është bërë grindja me të ëmën, pasi kjo e fundit e ka gjetur vajzën e saj duke komunikuar on-line në internet dhe në sy të bashkëmoshatarëve apo të klientëve të tjerë që kanë qenë për momentin në lokali barë internet është grindur me të bijën çka e ka marrë dhe në shtëpi. Ngjarja e rëndë dhe e pa precedent ka ndodhur gjatë pasdites së djeshme në fshatin Hingë të komunës Poshnje 28 km në perëndim të qytetit, ndërkohë që adoleshentja ka ndërruar jetë gjatë mbrëmjes në spitalin e qytetit të Lushnjës. Sidorela, M. mësohet se është gjetur në gjendje të rëndë shëndetësore në dhomën e saj rreth orës 17:00 të pasdites së djeshme nga familjarët dhe është dërguar urgjentisht drejt spitalit të Lushnjës. Sipas burimeve të policisë së qytetit të Beratit në të njëjtën orë informacioni ka mbërritur dhe në organin blu, por për t’i dhënë ndihmën më të shpejtë mjekësore familjarët kanë preferuar që ta dërgojnë vajzën drejt spitalit të Lushnjës. Nga konstatimi i parë mjekët e këtij spitali mësuan se vajza kish konsumuar një sasi të konsiderueshme fostoksine për t’i dhënë fund jetës. Me gjithë ndihmën mjekësore të marrë ajo ka ndërruar jetë pas dy orësh. Ndërkohë spërkatja e hardhive me helm pa mjete mbrojtëse i ka vënë jetën në rrezik një 17-vjeçari nga fshati Tapi, i rrethit të Kuçovës. Denis Shullai mbërriti në orët e para të mbrëmjes së djeshme në urgjencën e qendrës spitalore të qytetit të Beratit në gjendje të rëndë shëndetësore. Mjekët deklaruan se çlirimi i substancës organike në natyre dhe mosmarrja e masave mbrojtëse ka marrë që helmi të depërtojë në organet e frymëmarrjes dhe adoleshenti ka pësuar vetëhelmim aksidental.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›