Shkodër, digjencadrat e romëvebanorët në panik
SHKODËR- 50 cadra të komunitetit Rom kanë marrë flakë pasditen e sotme, pas një shkëndije elektrike të shkaktuar nga luhatja e energjisë elektrike. Zjarri ra fillimisht në njërën prej tyre. Ngjarja e rëndë ndodhi shumë pranë liqenit të Shkodrës, nga ku raportohet se situata nuk është aspak nën kontroll, pasi era përbën rrezik për përhapjen e flakëve.
Zjarrfikësit dhe forca të shumta të policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakeve. Zjarri ka shkaktuar panik jo vetem tek banorët e kësaj zone, por edhe në qytetin e Shkodrës, pasi flakët kanë qenë të përmasave të mëdha.
Korrespondentja e News 24 në Shkodër raporton se nuk ka pasur të lënduar nga zjarri. Banorët e cadrave kanë vrapuar ti shpëtojnë atij, por ashtu sic deklarojnë, flakët kënë qënë të menjëhershme e të mëdha, e për pasojë është bërë i pamundur shpëtimi i objekteve brenda cadrave.
Tashmë të pastrehë këta banorë do të detyrohen të kalojnë natën jashtë. Kujtojmë se në këtë pjesë të qytetit të Shkodrës, banorët e komunitetit Rom jetonin prej mëse 10 vjetësh.
(m.a/BalkanWeb)