Kapelo kërkon falje për notat e Botërorit
LONDER- Fabio Kapelo ka kërkuar menjëherë falje për publikimin e notave të futbollistëve në Botëror në sajtin “capelloindex”, që sollën reagimin e ashpër të senatorëve të kombëtares angleze. Nëpërmjet djalit Pierfilipo, ai ka bërë të ditur se nuk ka pasur qëllim të ulë prestigjin e lojtarëve të tij.
“Kapelos i vjen keq për gjithçka. I kishim premtuar Federatës se nuk do të publikonim asnjë notë mbi asnjë lojtar të Anglisë.
Ndoshta ka pasur një keqkuptim nga ai që menaxhon uebsajitn e Federatës”, tha ai. Publikimi i notave të futbollistëve në Botëror shkaktoi reagimin e ashpër të senatorëve të kombëtares angleze, që kërkuan dorëheqjen e Fabio Kapelos.
Trajneri italian kishte dhënë vlerësime pozitive vetëm për Frenk Lampard dhe Uejn Runin, duke ngelur në klasë të tjerët.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)