Universitetet, lobim në Parlament
Drafti “Për disa ndryshime në ligjin e arsimit të lartë” tashmë është miratuar në Këshillin e Ministrave dhe pritet të miratohet edhe në Parlament. Universitetet janë të bindura se nuk ka më kthim mbrapa, edhe pse ankesat e tyre kanë mbërritur në derën e Kryeministrit. Ajo që u ka mbetur universiteteve, profesorateve që kanë ankesa dhe kundërshti për ndryshimet është të mbledhin forcat dhe të mendojnë së bashku për një zgjidhje me mjete demokratike, duke arritur zgjidhje alternative dhe konsensus mes palëve. Një zgjidhje e mirë dhe e vlefshme në këtë moment është lobimi në Parlament. Sipas universiteteve që kanë kundërshtar projektligjin, anëtarët e Parlamentit do të takohen dhe do t’u shpjegohet e gjithë “zallamahia” që prek studentët e diplomuar, ata që po diplomohen, si edhe shkeljet apo mbivendosjet e disa pikave me Kushtetutën dhe autonominë universitare.
Zyrtarisht, universitetet konfirmojnë se nga sot nis lobimi në Parlament. Do të kërkohet mosaprovimi i projektligjit dhe rikthimi i tij për shqyrtim dhe riformulim me të gjitha grupet e interesit. Motoja e universiteteve do të jetë “mos miratoni ndryshimet, ka shkelje kushtetuese, ka shkelje të autonomisë universitare, shkelen të drejtat e studentëve, si pasojë e mosbarazimeve”.
Ciklet e studimitNjë nga pjesët më të ndjeshme të projektligjit janë ciklet e studimit. Konkretisht bëhet fjalë për ata që kanë përfunduar në sistemin 4-vjeçar, si dhe kanë kryer një master apo janë në proces. Ndërsa projektligji ka ndarë dy lloje masterash, master profesional dhe shkencor, studentët e kësaj kategorie duhet të ekuivalentojnë kreditet dhe t’i transferojnë ato, por njëkohësisht duhet të vazhdojnë edhe më tej studimet, për të marrë titujt e parashikuar në projektligjin e miratuar nga qeveria. Veç universiteteve e profesorëve, përfaqësues të elitës universitare, ish-drejtues të politikave arsimore, si dhe ekspertë të edukimit e formimit në vazhdim, ende nuk janë shprehur gjerë e gjatë mbi ndryshimet e ligjit të arsimit. Sipas tyre, informacioni lidhur me ndryshimet apo projektvendimin ende nuk u ka rënë në duar për ta studiuar dhe analizuar në çdo detaj.
Programet e specializimeve afatgjataSipas projektligjit, institucionet e arsimit të lartë në fushat e mjekësisë: stomatologji, farmaci, veterinari, dhe të arkitekturës ofrojnë programe të integruara të studimeve të ciklit të parë dhe të dytë së bashku.
Programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë realizohen me jo më pak se 300 kredite dhe kohëzgjatja e tyre është jo më pak se 5 vite akademike.
Studentët e këtij programi studimi duhet të japin edhe provimin e gjuhës angleze me testin internacional TOEFL.
Në përfundim të programeve të integruara të studimeve lëshohet diplomë universitare “Master i shkencave” në fushën e arsimit të kryer.
Studimet e ciklit të parëProgramet e studimeve të ciklit të parë synojnë pajisjen me njohuritë bazë,. Mbi metoda e parime shkencore të përgjithshme dhe formimin e shprehive të veçanta në një llojshmëri të gjerë profesionesh e specialitetesh.
Programet e studimit të ciklit të parë realizohen me 180 kredite evropiane dhe kohëzgjatja e tyre është tre vite akademike.
Në përfundim të programeve të studimeve të ciklit të parë lëshohet diplomë universitare “Bachelor” në fushën e arsimit të kryer.
#