Jeta e 27-vjeçarit, në rrezik
Burime nga spitali rajonal i Kukësit bëjnë të ditur se 27-vjeçari Sami Vata dhe Urim Nërguti, 28 vjeç, kanë mbërritur në repartin e urgjencës në gjendje mjaft të rëndë. Dy të lënduarit i janë nënshtruar menjëherë ndërhyrjes kirurgjikale, por 27-vjeçari ka qenë në gjendje kritike për jetën. Bluzat e bardha kanë vendosur që të kërkojnë transportimin e tij me helikopter drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë. Rreth orës 10:00 të mëngjesit ai ka mbërritur në kryeqytet dhe i është nënshtruar terapisë intensive. Gjendja e tij shëndetësore vazhdon të jetë e rëndë dhe mjekët tregohen të rezervuar për jetën e tij.
#