E Diel, 1 Nëntor 2026

Studentët e Tiranës: Topi dhe Berisha të mbrojnë territoret e kërcënuara shqiptare

Tiranë, 9 korrik 2010 NOA - Bazuar në incidentin e Gjilanit ku u arrestuan aktivistë paqësorë dhe duke evidentuar qëllimin e protestës kundër copëtimit të Gjilanit, studentët e Tiranës dolën sot me një deklaratë ku vlerësojnë se ngjarjet e sotme në Gjilan tregojnë edhe një herë se rendi policor i Kosovës, përfaqësuar nga Njësia Speciale e Policisë së Kosovës vazhdon të dhunojë e të arrestojë aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, duke synuar të shtypë rezistencën qytetare në Kosovë.

Studentët e Tiranës kërkojnë lirimin e menjëhershëm të aktivistëve të arrestuar. Por ajo çka është më e rëndësishme, Studentët e Tiranës kërkojnë ndaljen e punimeve të këtij kuvendi komunal që kërkon të ndajë komunën e Gjilanit, - thuhet në qëndrimin e shprehur nga Qendra e Studentëve të Universiteteve të Tiranës Studim Kritikë Veprim.

Sipas SKV, copëtimi i Gjilanit është në fakt copëtimi që paraprin copëtimin përfundimtar të Kosovës. Copëtim që ka marrë konsensusin e qeveritarëve të Kosovës, të Serbisë e të ndërkombëtarëve që qeverisin de fakto Kosovën, por që bie ndesh me interesat e popullit e që kundërshtohet nga ai.

Studentët e Tiranës shprehen kundër këtij copëtimi etnik që veçse i varfëron shqiptarët në territore dhe mundësi zhvillimi.
Ne i bëjmë thirrje kryetarëve të shtetit shqiptar të veprojnë menjëherë kundër kësaj tkurrjeje territoriale të shqiptarëve, - deklaron Qendra e Studentëve të Universiteteve të Tiranës Studim Kritikë Veprim.

Në këtë pikë vjen kërkesa: Kërkojmë nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë të marrë përsipër përgjegjësitë që Kushtetuta e Shqipërisë i jep në mbrojtjen e interesave kombëtare dhe në mbrojtjen e bashkëkombësve tanë përtej kufirit.

Më tej, Qendra e Studentëve të Universiteteve të Tiranës Studim Kritikë Veprim citon faktin se dje në një intervistë në RTSh, Kryeministri Sali Berisha u shpreh qartë për moslëshim territoresh shqiptare.

I bëjmë thirrje atij që sot të mbrojë Kosovën e vullnetin e shqiptarëve të saj që përputhet plotësisht me vullnetin e shqiptarëve kudo në troje, - shprehet SKV.

Studentët e Tiranës, në bashkëveprim të plotë me bashkëkombasit tanë do të mbrojmë deri në fund komunën tonë të Gjilanit, - përfundon deklarata e bërë nga Qendra e Studentëve të Universiteteve të Tiranës Studim Kritikë Veprim.

r.n/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›