Universitetet, miratohen koeficientet e rinj
Ministria e Arsimit ka shpallur dje koeficientet e Akademise se Edukimit Fizik dhe Sporteve "Vojo Kushi", Akademise se Arteve, Universitetit te Shkodres, Durresit dhe Elbasanit. Per te gjitha keto institucione te Arsimit te Larte, jane gjithsej 10 lloje shkollash te mesme, dhe 9 lende me zgjedhje. Pothuaj ne te gjitha deget shkollat e Mesme te Pergjithshme, profili i pergjithshem do ta kene koeficientin maksimal 1,4. Ndersa kur ndahen me profile, ato marrin koeficientin, sipas llojit te deges ku aplikon maturanti per te fituar te drejten e studimeve. Keshtu, Shkolla e Mesme e Pergjithshme, profili natyror (ne kete grup perfshihet edhe seksioni dygjuhesh francez ne Korces te shkolla "Raqi Qirinxhi"), koeficienti eshte 1,4 per te gjitha lendet shkencore, ndersa 1 per lendet shoqerore.
Shkollat, e ndara sipas kategorive, dhe si rrjedhoje edhe sipas koeficienteve, jane shkollat e mesme te pergjithshme, shkollat e mesme te pergjithshme profili natyror, shkollat e mesme e pergjithshme, profili shoqeror, shkolla teknike-ekonomike 5- vjecare, shkollat teknike-profesionale 5-vjecare dhe 3+2 vjecare, shkolla social- kulturore e gjuheve te huaja, shkolla social-kulturore artistike e sportive, shkolla social-kulturore pedagogjike (4-vjecare), shkolla e mesme e pergjithshme me kohe te shkurtuar dhe shkolla teknike-profesionale me kohe te shkurtuar qe kane dhene provimet e Matures Shteterore.
Ndersa nje pjese e konsiderueshme ne tabelat qe kane shpallur universitetet publike te vendit, i kushtohet edhe koeficienteve te lendeve me zgjedhje. Keshtu, jane 9 lende gjithsej: Fizike, Kimi, Biologji, Anglisht, Frengjisht, Histori, Gjeografi, Njohuri per Shoqerine dhe Njohuri per Ekonomine dhe Filozofine. Per sa u perket koeficienteve te lendeve me zgjedhje, logjika e ndjekur ka qene pikerisht edhe ajo qe eshte ndjekur per ekonomikun. Ne deget me profil shoqeror, koeficienti eshte me i larte pikerisht per lendet shoqerore. Ndersa per lendet shkencore, koeficienti eshte 1. Shembull tipik eshte Fakulteti i Drejtesise.
MASH, kunder koeficientit fiks
Ministria e Arsimit dhe e Shkences ka kundershtuar dje aplikimin e nje koeficienti fiks, e konkretisht 1, per te gjitha shkollat e mesme, propozuar pak dite me pare nga UT. Elida Hoxha, drejtoreshe e Arsimit te Larte ne Ministrine e Arsimit ka deklaruar dje se shkollat duhet te kene koeficiente sipas llojit te tyre dhe jo te njejte per te gjitha. Ndersa propozimi i rektorit te Universitetit te Tiranes, Dhori Kule, e ka hedhur nje ide te tille, me qellimin qe te gjithe maturantet te hyjne te barabarte neper provimet e Matures Shteterore dhe per te shmangur diskriminimet. Ndersa rektori Dhori Kule eshte shprehur dje se nuk kishte asnje reagim, sepse ne fakt, Ministria e Arsimit nuk u ka derguar asnje shkrese ku t;i komunikohej dicka e tille. Ne momentin qe ky dikaster do ia dergoje, atehere edhe pergjigja do te jete e shpejte nga ana e rektorit te UT-se, Dhori Kule. Nga ana tjeter, drejtoresha Elida Hoxha, ka komunikuar edhe vendimin per rrezimin e mesatares si kriter per t'u futur ne disa dege te Universitetit te Tiranes. Tre dite me pare, rektori i UT-se propozoi koeficient 1 per te gjitha shkollat e mesme, si dhe koeficiente 1 dhe 1,3 per lendet me zgjedhje. Per deget me profil shoqeror, lendeve te ketij spektri i eshte lene koeficient maksimal, dhe e anasjella.
Hasan Lika: Kemi dy mundesi, fitoren dhe... fitoren
Jeton Selimi
Derbi me Tiranen e ka ndezur mjaft kampin e kuq, edhe pse ne dukje stafi i Partizanit kerkon t'i hedhe uje zjarrit. Por, urdhri i dhene lojtareve qe te mos flasin per mediat flet per nje realitet tjeter. Te gjithe jane te fokusuar tek armiku i perjetshem dhe dashje pa dashje, eshte trajner Hasan Lika qe e konfirmon kete: "Tirana? Eshte derbi i jetes. Ne kemi dy rruge, fitoren dhe...fitoren".
Partizani eshte teresisht i fokusuar ne perballjen me te rendesishme te sezonit, ate ndaj Tiranes. Eshte meria dhe urrejtja e vjeter mes dy klubeve te kryeqytetit qe i japin pak "ere futboll" ndeshjes. Per nje partizanas te thekur, sic eshte Hasan Lika, ky derbi do te thote vertet shume. "Eshte derbi i jetes. Eshte nje ndeshje qe ne duam ta fitojme. Kur fillon kampionati, Partizani ka dy objektiva, te fitoje titullin kampion dhe te mposhte Tiranen. Sezoni quhet i suksesshem kur realizohen keto dy objektiva".
Por si vjen Partizani ne kete ndeshje? Trajneri Lika nuk mban sekrete dhe thote ate cka mendon. "Per ne eshte nje ndeshje shume e rendesishme, sepse nese fitojme marrim tre pike me shume vlera. Sigurisht qe shpresojme te fitojme, por ne do te bejme detyren tone. Skuadra eshte ne gjendje te mire, perjashto mungesat qe kemi prej disa ndeshjesh. Muzaka? Nuk po stervitet se ka nje gjendje te lehte gripale, por mund t'ju siguroj se do te jete ne derbi. Tirana ka te skualifikuar Vrapin e Kciren? Pak rendesi ka, ne nje ndeshje te tille te dyja skuadrat duan te fitojne. Partizani ka nje seri rezultatesh te mira dhe ne do te perpiqemi te ruajme kete seri. Tirana eshte nje kundershtar qe duam ta mundin dhe kjo jo vetem sepse jemi ne lufte per titullin kampion, por sepse e kemi per detyre nje gje te tille".