E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vuajtjet e Milkanit per "Trishtimin e zonjes Shnajder"

Nuk eshte vetem "Trishtimi i zonjes Shnajder"! Eshte shume me teper, trishtimi i nje sistemi te tere, atij te shkuar dhe brengat qe ai la pas. Nese eshte pikerisht ky kumti qe spektatori do te vjele prej filmit te jetes se regjisorit Piro Milkani, qe vjen sot ne mbremje me premieren absolute per publikun, atehere ai Milkani do te jete i lumtur. Ndoshta do te harroje edhe ato vuajtje qe e kane shoqeruar per te mberritur ne diten e tij te madhe. Ate te shfaqjes se filmit per shqiptaret, por me synimin qe te preke sa me shume publik ne te gjithe boten.
Shfaqja e pare e filmit ishte per median mbremjen e djeshme, e pas saj radhen e paten pyetjet. Jo pak u theksuan notat autobiografike te tij, por qellimi i madh ishte te shkohej me tej, ne pergjithesimin e asaj drame te madhe qe ndodhi ne vitet '60-te. Nje numri jo te vogel studentesh iu desh te nderprisnin rrjedhen e jetes se tyre, studimet e te linin familjet, sepse regjimi i Shqiperise se asaj kohe nuk pranonte devijim.
Per te mberritur ne kete dite te lumtur, ate te premieres, regjisorit Milkani i eshte dashur te prese gjate dhe te orvatet per te gjetur mjaftueshem para qe filmi te perfundonte. Kostoja e tij eshte jo e vogel, edhe per faktin se xhirimet jane teresisht te vendosura ne Ceki, dhe pse eshte nje film teresisht shqiptar.
Megjithate, doemos qe shume ju perket edhe cekeve. Arsyen me se miri e shpjegon producentja ceke, Jana Tomsova, e cila u shpreh pas premieres per median se, "nese ky film do te xhirohej nga nje cek, padyshim qe do te ishte ndryshe, do te kishte nje tjeter atmosfere. Por vlera e madhe e ketij filmi eshte ne faktin se, ky eshte i vetmi film i nje te huaji qe flet per Cekine". E sikunder eshte e logjikshme, pas prodhimit synohet publiku. Shqiptaret do te mund ta ndjekin pergjate nje jave ne vijim ne kinema "Millenium", ndersa filmi eshte shitur paraprakisht, dhe synon kompeticionet nderkombetare.
Nje histori personale, qe e tejkalon planin personal. Shkon ne dramen e madhe, ate te gjithe te rinjve shqiptare qe jane njesoj si bashkemoshataret e tyre ne bote, ndoshta edhe me inteligjente, por ajo qe ju mungoi ishte liria. Ndaj edhe ky film i kushtohet te gjitheve atyre qe lirine e paten te veshtire te rroknin. Piro Milkani, kete here pati perkrah te birin e tij ne film, regjisorin Eno Milkani, i cili ndan me te jo vetem vuajtjet per te mberritur deri ketu, por edhe kenaqesine e madhe per perqafimin e pritshem qe do te marre filmi nga spektatori. S'ka dyshim qe eshte nje film teresisht shqiptar, dhe pse gjuha qe mbizoteron eshte ajo ceke.
Premieres i mungojne aktoret
Milkani, tanime me floket e bardhe, rolin kryesoj ja besoi Nik Xhelilajt, ndersa s'mund te mos permendet roli i jashtezakonshem i aktores ceke, Anna Geislerova dhe sidomos Mikele Placido. Asnjeri prej tyre nuk mundi te jete ne premieren absolute ne Tirane, por pershendetja per publikun shqiptar do te vije nepermjet nje mesazhi ne ekranin e madh te kinemase. Premiera e dyte e madhe do te jete ne Prage, me 28 maj 2008. Ishte lajmeruar edhe nje prezence e mundshme e regjisorit italian Gianni Amelio ne premiere, por ja qe as ate nuk e lane angazhimet e tjera te jete ne Tirane. Por ajo qe thekson ne nje leter, ne mungese te tij Amelio eshte: "Stili i ketij filmi eshte qellimisht i thjeshte, klasik, pa ato levizjet frenetike te kameres qe sot jane aq shume ne mode. Per kete arsye, historia njerezore shkon drejt e ne zemer, me pare se cdo gje tjeter dhe mallengjen, sepse tregohet me sinqeritet". E duke rrefyer pak edhe nga projektet e tij, Amelio shkruan se, nje nder projektet qe dua te realizoj eshte te shkruaj nje histori te kinemase shqiptare, e ne kete rast emri i Piro dhe Eno Milkanit do te jete ne vendet e para".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›