Universitetet miratohen shtesat per sistemin e dites
Sipas vendimit pranimi i studenteve ne shkollat e larta publike behet ne dy raunde dhe mbeshtetet ne rezultatet e shkolles se mesme te matures shteterore merita si dhe perzgjedhjes se programeve te studimit preferenca te bere nga vete kandidati/ja.
Kuotat qe mbeten te parealizuara rishperndahen nga Ministria e Arsimit dhe Shkences ne baze te propozimeve te institucioneve publike te arsimit te larte.
Shperndarja e kuotave realizohet nepermjet plotesimit te formularit te ri te aplikimit A3 sipas preferencave te kandidateve.
Kane te drejte te plotesojne formularin A3 te gjithe kandidatet te cilet kane aplikuar me formularin A2 dhe nuk figurojne te regjistruar ne asnje program studimi edhe pas mbylljes se fazes perfundimtare te regjistrimeve.
Kuotat e parealizuara pas perfundimit te fazes perfundimtare te regjistrimeve ne programet e studimit te ciklit te pare me kohe te plote per vitin akademik 2010-2011 te shperndahen sipas tabeles se propozuar nga Ministria e Arsimit.
Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkences dhe institucionet e arsimit te larte per zbatimin e ketij vendimi sqarohet ne vendim.
Sipas qeverise ky vendim hyn ne fuqi menjehere dhe botohet ne Fletoren Zyrtare.