Korrespondenca miratohen 8 mije kuota per maturantet

Cdo shqiptar i cili ka perfunduar shkollen e mesme dhe zoteron deftese pjekurie apo cdo diplome tjeter studimi te fituar brenda ose jashte vendit te barasvlershme me te ka te drejte te aplikoje per studimet me korrespondence.
Aplikantet qe deshirojne te ndjekin studimet me kohe te pjesshme ne nje program te dyte studimi e fitojne kete te drejte sipas kritereve te percaktuara nga vete institucionet publike te arsimit te larte e te bera publike paraprakisht.
Qeveria ka miratuar kuotat per sistemin e korrespondences njohur ndryshe si part-time.
Bashke me numrin e studenteve qe do te pranohen kete vit ne studime me kohe te pjesshme Keshilli i Ministrave ka aprovuar edhe kuotat e propozuara nga Ministria e Arsimit per edukimin ne distance.