E Shtunë, 31 Tetor 2026

Universitetet nderrojne kriteret part-time vetem me kater provimet e Matures

Duke qene se qeveria shqiptare vendosi qe arsimi i mesem quhet i perfunduar vetem kur maturanti jep te katerta provimet e Matures universitetet publike kane vendosur qe te ndryshojne procedurat e tyre. Edhe pse ne vendim percaktohet Diploma e Matures Shteterore si kriter duke qene se ajo nuk eshte dhene kete vit universitetet do te kerkojne dokumentin e leshuar nga Agjencia e Vleresimit te Arritjeve te Nxenesve per te verifikuar qe maturanti ka dhene te katerta provimet.

Kjo pasi vendimi i qeverise nuk lejon personat qe nuk kane dhene lendet me zgjedhje te hyjne ne universitet nepermjet sistemit me kohe te pjesshme. Arsimi i mesem quhet i perfunduar kur nxenesi arrin rezultate kaluese ne provimet e detyruara dhe ato me zgjedhje. Ne perfundim te provimeve te detyruara dhe te atyre me zgjedhje te Matures Shteterore nxenesi pajiset me Diplome te Matures Shteterore. Provimet e detyruara dhe ato me zgjedhje te Matures Shteterore zhvillohen ne perfundim te vitit shkollor ne nje sesion te vetem - percakton vendimi i ri i Keshillit te Ministrave.

Ky vendim gjithashtu shfuqizon disa nene te vendimit te meparshem duke bere qe ata qe kane perfunduar shkollen e mesme perpara vitit 2007 duhet tu rikthehen bankave nese deshirojne te shkojne ne universitet. Perjashtohen nga provimet me zgjedhje kandidatet qe kane mbaruar arsimin e mesem dhe te larte perpara vitit 2006 dhe kerkojne te vazhdojne studimet ne institucionet publike te arsimit te larte ne formen e studimit me kohe te pjesshme - eshte pika e shfuqizuar e vendimit te vjeter.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›