Universitetet private, nën hyqmin e kreut të arsimit
Nëse universitetet shtetërore edhe mund të kenë ndonjë rrugëzgjidhje, hapësirë të vogël të “gjelbër” mes “ndërtesave të larta”, të krijuara në projektligjin për disa ndryshime në ligjin e arsimit të lartë, universitetet private nuk bëjnë dot asgjë pa njoftuar dhe pa marrë miratimin e Arsimit.
Sipas rregullave të reja, që pritet të diskutohen e të miratohen në Këshillin e Ministrave, institucionet e arsimit privat para se të hapin departamente, degë, apo të marrin iniciativa të reja, duhet të marrin miratimin e ministrit të Arsimit. Po ashtu edhe për mbylljen e degëve aktuale, apo për riorganizimin e punës duhet përsëri të marrin leje. Por jo vetëm kaq, Ministria e Arsimit vendos për dokumentacionin që duhet të paraqesin të gjithë privatët e interesuar për të kryer veprime të mëtejshme në sistemin universitar, apo për iniciativa dhe ngritje të institucioneve të tjera, qoftë edhe të arsimit fillor.
Privati“Hapja e programeve të reja të studimeve të të gjitha cikleve të arsimit të lartë privat, mbyllja dhe riorganizimi i tyre bëhen me urdhër të ministrit të Arsimit dhe të Shkencës, në bazë të kërkesës së institucionit të arsimit të lartë”, thuhet në projektligj. Sipas ndryshimeve theksohet se ministri i Arsimit dhe i Shkencës përcakton dokumentacionin që duhet të përmbajë projekti i paraqitur për dhënien e lejes për hapjen e programeve të reja dhe që ka të bëjë me misionin e objektivat, afatet e procedurat për shqyrtimin e projekteve.
“Ministria e Arsimit dhe e Shkencës i kërkon Këshillit të Akreditimit të Arsimit të Lartë të paraqesë vlerësimin e tij për programet e paraqitura në projekt”, sqaron projektligji i arsimit të lartë. Por jo vetëm kaq, ndryshimet kanë prekur edhe sistemin e Maturës Shtetërore. Kriteret e deritanishme që vendoseshin nga institucionet e arsimit të lartë për pranimet e kandidatë-studentëve, pas miratimit të ndryshimeve në ligjin e arsimit të lartë, do të përcaktohen nga ministri i Arsimit.
MaturaInstitucionet e arsimit të lartë kanë të drejtë të propozojnë kritere të veçanta për përzgjedhjen e kandidatëve, të cilët kanë mbaruar Maturën Shtetërore, për t’u pranuar në ciklin e parë të studimeve. Kriteret shqyrtohen dhe vlerësohen nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës, në këshillim me Konferencën e Rektorëve dhe Këshillin e Arsimit të Lartë dhe Shkencës, dhe mbi këtë bazë ministri miraton me udhëzim, kriteret dhe procedurat e pranimit në ciklin e parë të studimeve.
Hapja e njësive të reja kryesore të institucioneve të arsimit të lartë, riorganizimi ose mbyllja e tyre bëhet me urdhër të ministrit të Arsimit dhe Shkencës, në bazë të propozimit të institucionit të arsimit të lartë.
Parashikimi në projektligj:Arsimi privat
Hapja e programeve të reja të studimeve të të gjitha cikleve të arsimit të lartë privat, mbyllja dhe riorganizimi i tyre bëhen me urdhër të ministrit të Arsimit dhe të Shkencës, në bazë të kërkesës së institucionit të arsimit të lartë Ministri i Arsimit dhe i Shkencës përcakton dokumentacionin që duhet të përmbajë projekti i paraqitur për dhënien e lejes për hapjen e programeve të reja dhe që ka të bëjë me misionin e objektivat, afatet e procedurat për shqyrtimin e projekteve Ministria e Arsimit dhe e Shkencës i kërkon Këshillit të Akreditimit të Arsimit të Lartë të paraqesë vlerësimin e tij për programet e paraqitura në projektArsimi publik
Institucionet e arsimit të lartë kanë të drejtë të propozojnë kritere të veçanta për përzgjedhjen e kandidatëve, të cilët kanë mbaruar Maturën Shtetërore, për t’u pranuar në ciklin e parë të studimeve. Kriteret shqyrtohen dhe vlerësohen nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës, në këshillim me Konferencën e Rektorëve dhe Këshillin e Arsimit të Lartë dhe Shkencës dhe mbi këtë bazë ministri miraton me udhëzim, kriteret dhe procedurat e pranimit në ciklin e parë të studimeve Hapja e njësive të reja kryesore të institucioneve të arsimit të lartë, riorganizimi ose mbyllja e tyre bëhet me urdhër të ministrit të Arsimit dhe Shkencës, në bazë të propozimit të institucionit të arsimit të lartë Përshtatja e programeve/profileve të studimit të miratuara sipas këtij ligji, që nuk cenojnë objektivat bazë të tyre, bëhen me propozimin e njësisë bazë dhe me miratimin e këshillit të njësisë kryesore, pasi merret pëlqimi i senatit akademik të institucionit të arsimit të lartë #