Kosova feston Ditën e Europës
9 Maji
Megjithëse Kosova mbetet vendi me distancën më të madhe drejt integrimeve europiane, e ka festuar Ditën e Europës me një varg aktivitetesh kulturore, sportive dhe publicitare. Në kryeqytet është mbajtur gjysmëmaratona ndërkombëtare, ku të gjitha vendet e para i kanë marrë garues nga 29 shtete pjesëmarrëse të kësaj maratone. Zyrtarë europianë të akredituar në Prishtinë, ndërkaq kanë thënë se Kosova ka një perspektivë europiane, ndërkohë që përfaqësues të qeverisë së Prishtinës janë zotuar se do të përmbushin obligimet që i kërkon Bashkimi Europian.
#