E Shtunë, 31 Tetor 2026

Universitetet, probabiliteti për tu shpallur fitues

22/07/2010 Pranimet 2010, kuotat e miratuara për të gjitha universitetet publike në vend

Shembujt se si të mblidhni sa më shumë pikë për të marrë degët e preferuara

Maturantët duhet të tregohen të kujdesshëm në përzgjedhjen e degëve ku duan të vijojnë studimet e larta për vitin e ardhshëm akademik. Sipas specialistëve, ata duhet të bëjnë kujdes të veçantë në vendosjen e raportit të duhur ndërmjet llojit të degës që preferojnë, kuotave të pranimit dhe rezultatit final të arritur. Kështu, nga rreth 35 mijë aplikime të kryera nëpërmjet dhënies së provimeve me zgjedhje, të drejtën për të vijuar studimet e larta publike për sistemin e ditës do ta gëzojnë vetëm 22 mijë kandidatë. Në këtë mënyrë nxënësit me mesatare të lartë të shkollës së mesme dhe me rezultatet të larta në katër provimet mund të renditin të parat degët e preferuara qoftë të Fakultetit të Mjekësisë, Drejtësisë, Ekonomikut, Shkencave Sociale, Infermieres etj., pasi për tu pranuar në këto degë nevojitet mesatarja mbi notën tetë. Programet më të kërkuara – farmaci, mjekësi, inxhinieri ndërtimi, informatikë, drejtësi, financë, shkenca politike, inxhinieri elektronike, psikologji – arrihen vetëm nëse mesatarja e maturantit aplikues është mbi notën 8. Pak ditë më parë u miratua vendimi i qeverisë në lidhje me kuotat e pranimeve, ku edhe për 2010-n fluksin më të lartë do ta ketë Universiteti i Tiranës, me rreth 5940 kuota pranimi, pjesa dërrmuese e të cilave u përkasin degëve të Fakultetit Ekonomik

Llogaritja e pikëve

Renditja e fituesve edhe për vitin e ardhshëm akademik do të bëhet sipas formulës tradicionale të Maturës Shtetërore (D1 + D2 + M) x Ksh + Z1 x K1 + Z2 x K2], ku Ksh është koeficienti i shkollës, K1 është koeficienti për provimin e parë me zgjedhje dhe K2 koeficienti për provimin e dytë me zgjedhje. Secili nxënës mund të llogarisë afërsisht sa pikë mund të fitojë duke njohur vlerësimet e veta. Rezultatin final që do të dalë nga kjo përllogaritje duhet ta krahasojnë me pikët e fundit të pranuara gjatë vitit të shkuar në secilin prej këtyre programeve. Në këtë mënyrë ata do të kenë mundësi të bëjnë një diferencim të degëve ku kanë më shumë probabilitet për tu shpallur fitues

Përzgjedhja

Për të siguruar sa më shumë pikë gjatë përzgjedhjes, është e rëndësishme që të listohen ato degë që janë të ngjashme me profilin e shkollës së mesme të kryer. Kjo pasi në këto raste edhe koeficientet do të jenë më të lartë, çka lejon grumbullimin e më shumë pikëve. Kështu, një maturant që ka mbaruar një shkollë të mesme të profilit shoqëror do të përfitojë më shumë pikë gjatë llogaritjes, nëse do të përzgjedhë degë të profilit shoqëror, sesa po të rendisë degë që i përkasin profilit natyror të shkollës së mesme. Një rol të rëndësishëm do të luajë edhe mesatarja e shkollës së mesme.

E KORREKTUAR

Roli i koeficienteve në zgjedhjen

e degëve për studimet e larta

Le të marrim shembullin e një kandidati për student, i cili është i profilit shoqëror dhe ka në një nga preferencat e tij programin e studimit Drejtësi (që ka koeficientin e shkollës 1.4) dhe lëndët që ka zgjedhur për të dhënë provim janë “Njohuri për shoqërinë” dhe “Ekonomi dhe filozofi”, që kanë koeficientin maksimal 1.3.

Shembulli 1

Maturanti ka marrë këto vlerësime: D1=8.64; D2=8.2; Z1=8.85; Z2=9.68; M=9.41.

Me këto të dhëna ky maturant fiton pikët e mëposhtme:

SHM KSH Z1 KZ1 Z2 KZ2 Dega Pikë

Drejtim shoqëror 1.4 “Njohuri për shoqërinë” 1.3 “Ekonomi dhe filozofi” 1.3 Drejtësi 6083.9

Natyrshëm ky maturant për këtë program studimi do të ketë pikët maksimale për rezultate maksimale. I njëjti rezultat vlen edhe për programet e tjera të studimit, që kanë këto koeficiente, ku përgjithësisht hyjnë programet e studimit me drejtim shkencat humane.

Por shpeshherë gjatë plotësimit të preferencave maturantët orientohen në disa programe studimi që jo vetëm nuk kanë afri, por janë diametralisht të kundërta.

Pyetja shtrohet: a mund ta ketë këtë rezultat maturanti për programet e studimit ku bazë janë shkencat ekzakte?

Le të marrim të analizojmë një shembull nga programet e studimit të Fakultetit Ekonomik - Ekonomiks.

Ky fakultet për maturantët që kanë mbaruar shkollën e mesme të përgjithshme me profil shoqëror koeficientin e shkollës e ka 1.2, pra krahasuar me shembullin e Drejtësisë kemi një diferencë prej -0.2 në koeficientin e shkollës.

Po të analizojmë koeficientet e lëndëve me zgjedhje, gjithashtu do të vëmë re se lënda “Njohuri për shoqërinë” ka koeficientin 1, pra -0.3 krahasuar me Drejtësinë, po kështu dhe “Ekonomi dhe filozofi”. Nëse do të llogaritim pikët me koeficientet e ndryshuar, për këtë program studimi do të vëmë re se maturanti pëson një ulje të ndjeshme të pikëve.

Shembulli 2

Po marrim të njëjtin maturant me vlerësimet: D1=8.64; D2=8.2; Z1=8.85; Z2=9.68; M=9.41.

SHM KSH Z1 KZ1 Z2 KZ2 Dega Pikë

Drejtim shoqëror 1.2 “Njohuri për shoqërinë” 1 “Ekonomi dhe filozofi” 1 Ekonomiks 5003

Menjëherë bie në sy diferenca e pikëve që fiton maturanti në të dyja rastet. Është një diferencë prej gati një mijë pikësh për këto dy programe studimi të drejtimeve të ndryshme, ku të tre koeficientet kanë diferenca të dukshme.

Edhe pse rasti që morëm flet për rezultate të larta në të pesë elementët e Maturës Shtetërore, maturanti nuk u shpall fitues në preferencën e tij të parë, që ishte Ekonomiks, për shkak të pikëve që grumbulloi. Ai u shpall fitues në preferencën e dytë (Drejtësi), ku koeficientet ishin maksimalë dhe prioritet i profilit të shkollës së mesme.

Pra, megjithëse maturanti ishte i profilit shoqëror, zgjodhi si preferencë të parë drejtimin natyror, duke dhënë provime me zgjedhje të profilit shoqëror.

Ky shembull tregon se maturanti së pari duhet të ruajë profilin e shkollës së mesme dhe së dyti, duhet të kërkojë të japë provime me zgjedhje ato lëndë që i përshtaten programit të studimit që dëshiron të ndjekë.

Kuotat e pranimeve për të gjitha universitetet e vendit

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›