Vdes i riu, shkarkohet Drejtori i Policisë së Kufirit
21/07/2010 Pushuesi u godit nga një motor uji, Basha zëvendëson urgjentisht Naim Manukën
DURRES- Vdes 16-vjeçari, i cili 3 ditë më parë u godit, ndërsa lahej në det nga një motor uji. Vetëm 2 orë pas ndarjes nga jeta të të riut Petrit Matranxhi është shkarkuar kryekomisari i Policisë së Kufirit dhe Migracionit në Durrës drejtues Naim Manuka. Urdhri ka ardhur i menjëhershëm nga ministri i Brendshëm Lulzim Basha.
Aksidenti fatal
I riu ka qenë duke u larë në det në vendin e quajtur Gjiri i Lalëzit, plazh në veri të bregdetit të Durrësit teksa një motoskaf e ka goditur në trup duke i shkaktuar plagë të rënda në trup dhe në gjymtyrë. Viktima është transportuar për në spital dhe është mbajtur në reanimacion nga koha e aksidentit deri dje në orët e para të mëngjesit, kohë që Matranxhiu nuk i ka shpëtuar dot vdekjes. Mjekët kanë pohuar se të riut nga fshati “Rinia” të komunës Katund i Ri në Durrës i është dhënë 3 litra gjak, por dëmtimet kanë qenë të rënda ngase skafi e ka çarë në pjesën e barkut deri në kraharor dhe dëmtuar dorën e këmbën e majtë. Mjeku kirurg Arif Hasanaj ka thënë se pushuesi Petrit Matranxhi kishte marrë dëmtime të shumta në sqetullën e krahut të majtë, në pjesën e barkut, si dhe në kofshë, ndërsa kishte hemorragji cerebrale. Kirurgu ka thënë se gjymtyrët e poshtme të trupit ishin të nxira dhe pa jetë. Pas ngjarjes së rëndë situata është vlerësuar nga Ministria e Brendshme, e cila ka larguar menjëherë nga detyra drejtues Naim Manuka, i cili ka qenë në krye të efektivave të Policisë së Kufirit dhe Migracionit që nga korriku i vitit 2005. Policia Kufitare dhe e Migracionit me qendër në Durrës mbikëqyr trafikun në ujërat e Adriatikut në një zonë që nis në Shëngjin të Lezhës dhe përfundon në grykëderdhje të Semanit. Drejtori i kësaj policie, Naim Manuka, tashmë i larguar nga detyra, dhjetë ditë më parë ka replikuar gjatë me drejtues të komunave e bashkive, duke i akuzuar njësitë vendore se nuk kanë marrë asnjë masë për të përcaktuar vendin e qëndrimit të skafeve private, zonën e qëndrimit dhe të guidave në det. Manuka madje bëri të qartë se nuk do të lejojë të dalë në det asnjë motoskaf pa leje dhe dëshmi drejtimi. Ai ka kërkuar që mjetet e ujit të licencuara duhet të qëndrojnë rreth 300 m larg bregut të detit, largësi e cila nuk është respektuar asnjëherë nga pronarët e këtyre skafeve. Madje edhe bashkitë e komunat që kanë plazhe në territoret e tyre nuk kanë vendosur asnjëherë një shirit për të dëshmuar cakun e qëndrimit të pushuesve dhe atë të lundrimit të mjeteve private. Në të gjitha plazhet e Durrësit si në plazhin e madh, në Currila, Shkëmbi i Kavajës, Golem, Mali Robit, Porto Romano, Bisht Pallë, Rrushkull, Hamalle e Shën Pjetër mjetet e detit janë kthyer në një kërcënim serioz për jetën e pushuesve. Këto motor uji përshkojnë me shpejtësi tejet të madhe bregun e detit pikërisht atje ku lahen pushuesit. Një vit më parë në plazhin e Durrësit humbi jetën një shtetas kosovar nga një mjet uji i paidentifikuar. Këtë verë deri tani kanë humbur jetën dy të rinj pikërisht nga goditja e skafeve private, të cilët drejtohen pa dëshmi dhe në zonë tejet të populluar. Drejtues Naim Manuka është zëvendësuar po dje nga drejtues Saimir Boshnjaku, i cili ka marrë detyrën sapo i është komunikuar vendimi i ministrit Basha. Prefekti i Durrësit Genci Alizoti pas ngjarjes së rëndë ka reaguar duke thënë se përgjegjës për viktimat e detit nga motorët e ujit nuk janë pushuesit e as policia, por pushteti lokal.