Ngjitur me bashkinë, protestojnë banorët: Prezantim i shëmtuar me turistët Mal me plehra në lagjen më të populluar në Durrës XHEVAHIR GRADICA DURRES- Lagjja nr 3 e qytetit të Durrësit që gjendet far
22/07/2010 Ngjitur me bashkinë, protestojnë banorët: Prezantim i shëmtuar me turistët
DURRES- Lagjja nr 3 e qytetit të Durrësit që gjendet fare pranë bashkisë prej shumë kohësh nuk pastrohet nga plehrat e shumta. Mbeturinat kanë mbushur rrugët dhe trotuaret duke penguar lëvizjen e mjeteve dhe të këmbësorëve pasi kanë më shumë se një muaj që dekompozohen pa u transportuar për në pikën e grumbullimit.
Mbeturinat
Fare pranë murit të vjetër turk plehrat nuk hidhen në kazanët e kontenierët e vendosur, por në rrugë e qoshe kryqëzimi duke krijuar masive me mbeturina që fermentohen në natyrë. Banorët e lagjes kanë thënë se nuk hapin dot dyert e dritaret ngase era e keqe depërton në banesë. Ndërmarrja e Pastrimit e Gjelbërimit që varet nga Bashkia e Durrësit është ndeshur në mënyrë të përsëritur me realitete të tilla, por ndërhyrja ka ardhur vetëm pasi krerë të bashkisë janë vënë përballë protestave nga banorë të lagjeve. Banorët shprehen se kjo situatë ka më shumë se një muaj që nuk ndryshon, ndërkohë që në sezonin e verës era e rëndë e mbetjeve urbane është e padurueshme. Lagjja në fjalë ka shumë emigrantë, të cilët janë kthyer për të kaluar pushimet në shtëpitë e tyre, ndërkohë që ndeshja me një realitet të tillë ka shkaktuar reagime të forta. Vetëm pak metër më tej gjendet muri i periudhës turke vend pelegrinazhi nga dhjetëra e qindra turistë ashtu siç vizitohet edhe amfiteatri apo objekte të tjera monumentale e muzeale së bashku me veprat arkeologjike. Edhe pse Durrësi në ketë sezon përballet me turistë të huaj e vizitorë nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe trevat brenda vendi pastërtia lë për të dëshiruar. Në të tillë gjendje janë edhe lagje të tjera ngase mbeturinat dekompozohen në rrugë e rrugica.